Dëshmi

November 21, 2022 | 10:45

Lira Gjika: “Shikimi i ngrysur i nënës…”

Në ligjërimin e përditshëm ekziston një metaforë therrëse që tregon një anë tjetër të shikimit të nënës, atë që të tremb dhe të “ngrin gjakun”: “i bëra një të parë… fëmijës”.

Nga Lira Gjika, pediatre

Pra, të keqtrajtosh fëmijën nuk do të thotë vetëm ta rrahësh apo ta fyesh, por mjafton edhe vështrimi i ngrysur i nënës që gjymton mbase dhe më shumë se vetë dhuna fizike dhe verbale.

Në moshën kur fëmija po zbulon mjedisin, e brendëson dhe pranon atë që të rritë veten; ka nevojë për siguri, inkurajim dhe nxitje.

Çdo sjellje apo veprim që nuk “prodhon” siguri, miratim, inkurajim dhe nxitje, shkakton vetëm dëm.

Pikërisht në kohën kur ai ka nevojë më shumë se kurrë për siguri, papritur shfaqet vështrimi i ngrysur i nënës. Ky vështrim është gjymtyes, jo vetëm në lidhjen nënë-fëmijë, por edhe në raportin që do të ndërtojë vetë fëmija me të tjerët; ndikon në shkallën sa ai do të mund të jetë vetja dhe të pranojë të tjerët. Ky proces nuk mund të realizohet pa mbështetjen e nënës. Është ajo që me fjalën, shikimin, gjestet e saj do ta sigurojë fëmijën të shkojë drejt grupit, se ashtu siç ajo e do dhe e di, që është njeriu më special në botë, ai do të mund t’ia tregojë këtë gjë grupit.

Por vështrimi i ngrysur i nënës, pikërisht këtë gjë dëmton: nuk lejon të ndërtohet siguria te vetja. Për këtë arsye nuk mund të kesh besim ndaj të tjerëve, sepse kur nëna të paragjykon, flak apo fyen, të tjerët do të jenë edhe më armiqësorë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top