Të jetuarit në liri është padyshim një nga kënaqësitë më të mëdha në jetë: mund të themi se jemi të lirë kur mund ta çojmë jetën tonë drejt asaj që na bën të vërtetë dhe na bën të ndihemi mirë. Ne jetojmë në një shoqëri që imponon shumë zakone, nganjëherë edhe të kota, duke kushtëzuar rrugën tonë.
Detajet si moda, kultura apo muzika na bëjnë të kushtëzojmë veten për gjërat që, ndoshta, na bëjnë vërtet të lumtur. Të qenit i lirë është vetëm kur bën atë që na pëlqen, edhe nëse mund të duket e parëndësishme.
Por kjo nuk është thjesht një çështje e “zakoneve” apo modës. Nganjëherë lumturia kërkohet në marrëdhënie të vështira dhe të trishtuese që na bëjnë të pakënaqur. Largimi i asaj që nuk është e mirë për ne është gjithashtu e rëndësishme në fushën e marrëdhënieve ndërpersonale. Ne duhet t’i lëmë njerëzit që na lëndojnë, të mos u japim çelësat e lirisë dhe lumturisë sonë.
Nëse nuk e bëjmë këtë “pastrim”, nëse nuk kthehemi në ndërtimin e jetës në bazë të asaj që na bën të lumtur, ne gjithashtu ndalojmë të luftojmë për atë që besojmë. Liria merret me guxim dhe luftë.
Në këtë drejtim, vetëdijesimi është thelbësor për të arritur lirinë dhe, rrjedhimisht, lumturinë. Kthehuni tek pasionet tuaja, përpiquni ta shihni jetën tuaj nga një këndvështrim tjetër. Je i lumtur? Nëse jo, çfarë ju pengon? Ndoshta, e njëjta gjë që ju mban të lumtur është vjedhja e lirisë suaj.
Burimi / http://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.