Është e vërtetë e paluajtshme që, njeriu dëshiron të jetë i lirë nga determinimet e shumta sociale, sepse liria individuale është “themeli i ekzistencës së krijuar”.
Edhe e “drejta për të mëkatuar”, për të kundërshtuar “fatin vetjak”, janë pjesë thelbësore e së drejtës së ushtrimit të lirisë. Mungesa e kësaj të drejte do ta përçudnonte njeriun, do ta bënte atë vegël pasive e të indoktrinuar. Sikurse ishim në vitet e komunizmit.
Problemi është se po shpërdorohet keq liria dhe në emër të saj po shfaqet jo vetëm “qytetari i lëvizshëm”, që ka bon sens të lëvizë lirisht në hapësirat e zgjeruara të lirisë sociale, por krahas tij, madje mbi të, po tenton të shfaqet një lloj “njeriu tjetër”, që po cënon rendin social, ekzistencën normale të shoqërisë ngaqë ai i kërkon liritë dhe të drejtat përtej normave morale dhe ligjeve zyrtare, duke e kthyer shoqërinë në “geto sociale”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.