Dëshmi

December 17, 2018 | 10:39

Lista e mësuesve më të mirë në botë, mes tyre dhe një shqiptare

Një listë me mësuesit më të mirë në botë po qarkullon në internet, ku në mesin e tyre renditet edhe një shqiptare. Lista është publikuar nga ‘Global teacher Prize 2019’ , dhe  në mesin e tyre figuron edhe Liljana Luani.

Liljana Luani është shkodrania që ka punuar për 38 vite në arsim dhe më herët është shpallur ‘Mësuesja e Vitit’.  Ajo është një mësuese që i ka dedikuar punën e saj arsimimit të fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja, dhe është fituesja e Çmimit Kombëtare “Mësuesja e Vitit 2018” në Shqipëri.

Finalistë janë 50 mësues, të cilët garojnë jo vetëm për çmimin po dhe për vlerën monetare prej 1 milionë dollarësh.

Mësuesit finalist në “Global teacher prize”, përzgjidhen nga të katër anët e botës, duke nisur nga ata që japin mësim në fshatra të largëta malore po në qytet e deri tek mësuesit në rajonet më të varfra dhe të dhunshme të botës.

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top