Mirëqenie

October 29, 2018 | 14:23

Livando me efektive se ilaçet në luftën kundër ankthit

Livando përdoret në çdo vend, duke filluar nga aromatizuesit e tualetit e deri te zbutësit e rrobave për shkak të flagrancës që ju ndihmon të relaksoheni. Tani shkencëtarët kanë konfirmuar se aroma e livandës mundet vërtet t’ju relaksojë.

Hulumtuesit japonezë kanë zbuluar se minjtë të cilët i ekspozohen aromës së kësaj luleje kanë shenja më të pakta të ankthit. Në fakt, siç shkruhet në studim, kjo lule vjollcë mund të ketë potencial të jetë alternativë më e sigurt sesa ilaçet e gjumit.

Benzodiazepanët, ilaçet relaksuese, deri më tani janë ndërlidhur me një sërë efektesh anësore, duke përfshirë shkaktimin e problemeve me kujtesën dhe me defekte të lindjes.

Livando mund të përdoret edhe për të qetësuar pacientët para ndërhyrjeve kirurgjike ose ata që kanë problem të përdorin ilaçe, siç janë fëmijët dhe të moshuarit.

Vlen të përmendet se ky studim është publikuar në revistën ‘Frontiers in Behavioral Neuroscience’.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top