Këshilla & Arsye

February 7, 2019 | 11:56

Llojet e këpucëve që ju shkaktojnë dëme të mëdha në trup

Një person ecën mesatarisht rreth 800 m në ditë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të gjesh një palë këpucë të përsosura që nuk do të dëmtojnë këmbët. Të qenit në modë është sigurisht bukur, por të qenit të shëndetshme është edhe më bukur.

Më poshtë ju tregojmë 6 lloje këpucësh që ju dëmtojnë trupin.

Këpucët me majë mund të jenë shumë të ngushta.

Këmbët e gjera nuk do të ndjehen kurrë rehat në një këpucë të tillë. Ato janë shumë të shtrënguara dhe ushtrojnë presion mbi këmbët tuaja. Askush nuk dëshiron të jetë i ndrydhur dhe as këmbët tuaja. Përdorimi i këpucëve të tilla mund të çojë në pasoja të tilla si dhimbjet nervore apo flluska. Pra para se të blini një palë këpucë të bukura dhe në modë, shikoni nëse këmbët tuaja ndihen totalisht rehat brenda tyre.

Shapkat me gisht, çojnë në shtrembërime serioze të kockave të këmbëve

Shapkat me gisht duken të mrekullueshme për verë dhe plazh. Por le t’i shqyrtojmë më mirë ato dhe të shohim nëse kjo është e vërtetë. Para së gjithash, nuk mund t’i quani të rehatshme, sepse ato futen midis gishtërinjve dhe shkaktojnë dëme të lëkurës. Së dyti, veshja e tyre mund të çojë në shtrembërim të këmbëve dhe gjunjëve pasi shputat nuk përshtaten siç duhet. Gjithashtu, ndërsa ecni, këmbët tuaja mund të ndihen të lodhura më shpejt dhe është shumë e vështirë për të vrapuar me shapka me gisht.

Takat e larta mund të shkaktojnë dëme nervore.

Po, gratë duan takë të lartë sepse duken më të gjata dhe kjo i bën ato të ndihen tërheqëse, por dëmi mund të jetë më i madh sesa e mendoni. Mbajtja e takave të larta shpesh çon në shtrembërime, futje të thorit në mish, dëmtime nervore dhe dhimbje të shpinës. Për të hequr qafe këto probleme, këshillohet të siguroheni që këpucët tuaja të përditshme nuk janë më të larta se 7 cm. Dhe mbani mend që gjithmonë mund t’i merrni me vete dhe t’i vishni takat vetëm në zyrë ose kur dilni.

Këpucët e sheshta ose pupat vendosin presion në shputën e këmbës.

Mund t’ju duket e habitshme, por këpucët e sheshta mund të dëmtojnë këmbët tuaja. Kjo ndodh për shkak se ato nuk kanë asnjë pjesë mbështetëse tek pjesa e harkut çka bën që poshtë shputës të ketë presion. Si rezultat ju do të ndieni dhimbje në gjunjë ose pas shpinës. Por nuk ka nevojë t’i hiqni qafe pupat, pasi thjesht mund të blini disa shtesa për të mbështetur këmbën që janë posaçërisht për këpucë të tilla dhe të rregulloni pozicionin e këmbëve tuaja.

Këpucët për vrap që janë shumë të lehta dhe të buta mund të shkaktojnë trauma.

Është e vërtetë. Këto lloj atletesh vishen vetëm për vrap. Nëse i mbani ato çdo ditë sepse mund t’ju duken shumë të rehatshme dhe të lehta, mund të dëmtoni këmbët tuaja, thjesht sepse ato janë shumë fleksibile dhe të buta. Në vend të tyre mund të zgjidhni atlete më të forta për në përditshmëri. Këpucët atletike që janë më të forta në fakt janë më të sigurta.

Këpucët ose sandalet me platformë ju shkatërrojnë mekanizmin e ecjes.

Ato nuk janë fare fleksibile dhe janë shumë të ngurta për këmbët. Në rast se i vishni, vini re se nuk do të jeni në gjendje në asnjë mënyrë të përkulni sadopak këmbën. Këpucët duhet të ndjekin lëvizjet e këmbës dhe të përforcojnë këto lëvizje, ndërsa këto lloj këpucësh bëjnë krejt të kundërtën, duke shkuar krejtësisht kundër mekanizmit të ecjes. Pra, është më mirë të mos vishni shumë shpesh këpucë me platformë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top