Këshilla & Arsye

December 7, 2018 | 11:20

Llojet e mikeve, të cilave duhet t’u qëndroni sa më larg

Nëse mendoni që jeni të rrethuara me mike të cilat do i vënë duart në zjarr për ju, mbase pas këtij teksti do t’i hapni mirë sytë.

Kur jemi në moshë të re mendojmë që kemi shumë mike. Dhe besojmë fuqishëm që do të jenë gjithmonë me ne. Mirëpo ndonjëherë nuk është ashtu. Për disa nga ato mendojmë që do plakemi bashkë, ndërkaq të tjerave do t’ua falim ndërhyrjet e vazhdueshme dhe dobësitë për të mirën e grupit.

Pikërisht ky grupi i dytë gjithmonë do të krijojë probleme. Për t’i penguar ato që t’ju krijojnë probleme, duhet të ndaheni në kohë.

Ajo e cila ju shfrytëzon

Ajo qëndron me ju vetëm kur i nevojitet diçka. Kur duhet t’i jepni para hua, t’i dëgjoni ankimet për ish-in, ose kur i bëni ndonjë shërbim tjetër. Ajo as që do të kujtohet t’ju pyesë si jeni apo a ju nevojitet diçka. Thjesht ajo nuk çan kokën për këto gjëra.

Kritikuesja

Keni shtuar peshë? Ajo do t’jua thotë këtë, por me një dozë ironie. Nëse keni humbur peshë, ajo as që do ta vërejë. Gjithmonë do të gjejë një mënyrë që t’ju ulur vetëbesimin, kurdo që të jetë kjo e mundshme. Një negative e tillë me siguri nuk ju nevojitet ta keni pranë.

Garuesja

Jeta e saj është lojë e përhershme, një garë e përhershme. Gjithmonë do të garojë me ju, p.sh. se është më e mençur, më e bukur, më simpatike, e cila ka të dashurin më të mirë. Për të nuk ka rëndësi asgjë tjetër, rëndësi ka që ajo është më e mirë se ju, madje e thotë këtë para të gjithëve.

Nuk është person edhe aq i dëshiruar, apo jo?

Ju kopjon në çdo gjë. Keni blerë fustan të kuq shumë të bukur dhe të nesërmen atë e shihni me fustan të njëjtë. I keni treguar për mashkullin i cili ju pëlqen dhe ajo të nesërmen del takohet me të.

 E keni njohur me miqtë tuaj dhe ajo fillon të shoqërohet me ta, ndërkaq juve ju injoron. Nëse keni mike të tillë, qëndrojini sa më larg!

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top