Marrëdhënie

June 14, 2019 | 8:30

Llojet e miqve që nuk duhet të mungojnë në jetën tuaj

Përgjatë jetës ju kuptoni se disa prej njerëzve që takoni e që duan të jenë miqtë tuaj, nuk janë faktikisht lloji i duhur i njerëzve me të cilët dëshironi të rrini tërë kohën. Kjo është një gjë e mirë për t’u pranuar, pasi zakonisht janë disa lloj njerëzish që janë vetëm për ju.

Më poshtë janë disa prej llojeve të njerëzve që duhet t’i keni në jetën tuaj tërë kohën!

Miqtë komikë

Ky lloj i miqve është posaçërisht për t’ju bërë të qeshni. Ata zakonisht gjejnë mënyra më të mira për t’ju ndihmuar të qeshni dhe ta shijoni jetën çdo sekondë. Ndonjëherë këta lloj miqsh ju ndihmojnë se ndonjëherë nuk duhet ta merrni çdo gjë me seriozitet dhe të argëtoheni më shumë.

Miqtë terapeutikë

Ky lloj i miqve shërbejnë si terapist për streset emocionale. Ata janë të aftë t’ua dëgjojnë sekretet më të thella e më të errëta pa ju gjykuar.

Miqtë optimistë

Ky lloj i miqve ju ndihmon të motivoheni. Zakonisht këta shok/shoqe ju inkurajojnë dhe gëzoheni për sukseset që korrni.

Miqtë që ju mësojnë

Këtij lloji të miqve ju pëlqen të japin këshilla të mahnitshme dhe ta ndajnë mençurinë me tjerët. Gjithmonë ka hapësirë për të mësuar më shumë, e prej këtyre miqve mësoni shumë.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top