Këshilla & Arsye

May 31, 2017 | 10:25

Lloji i muzikës që dëgjoni mund të zbulojë personalitetin tuaj

Muzika, mund të konsiderohet si diçka që lidhet me aspekte të lindura të njeriut dhe në të njëjtën kohë si një fenomen kulturor që ndryshon me kohën dhe brezat. Sot, muzika, megjithatë, është në gjendje të na tregojnë më shumë për veten, për personalitetin tonë, por edhe stilin e jetës.

1

Adrian North, profesor i Universitetit të Leicester, ka kryer disa studime mbi këtë temë duke vënë dritën në përfundime interesante. Grupi i studiuesve ekzaminoi një mostër prej 10.000 njerëzve të cilët iu përgjigjën një pyetësori online që përmbante pyetje për të eksploruar preferencat midis 50 stileve muzikore, por edhe një rishikim të gjerë të lajmeve në lidhje me mënyrën e jetesës, edukimit, jetën e punës, kohën e lirë.

Rezultatet nxorrën në pah, për shembull, se fansat e hip-hop kishin pasur më shumë se një partner seksual në pesë vitet e fundit me një frekuencë prej 37.5 dhe 28.7 për qind, kundrejt 1.5 për qind të dëgjuesve të muzikës folk. Këto gjithashtu ishin më pak fetarë, të gatshëm për zhvillimin e energjive alternative, dhe të toleronin rritjen e taksave me qëllimin e ruajtjes së shërbimeve sociale dhe shërbimeve shëndetësore publike. Ata gjithashtu kishin tendencë për të thyer ligjin: gjysma e tyre ka pranuar se kanë bërë një gjë të tillë , kundrejt 17.9% të atyre që preferojnë musicals. Megjithatë, një e katërta e atyre që e duan muzikën klasike dhe opera kishin konsumuar drogë.

Edhe pse këto rezultate janë interesante dhe është e mundur të nxirret një lidhje e fortë mes shijeve muzikore, personalitetit dhe mënyrës së jetesës është e mirë, megjithatë, të jemi të kujdesshëm për të mos krijuar steriotipe, pasi ky studim është vetëm në një fazë fillestare dhe ende larg përfundimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top