Dëshironi një mënyrë të natyrshme për të ndryshuar gjendjen shpirtërore, për të përmirësuar kujtesën dhe për të mbrojtur trurin kundër rënies njohëse të moshës? Filloni të lëvizni!
Disa hulumtime të fundit, duke përfshirë dy studime të reja të publikuara këtë pranverë, sugjerojnë se çdo lloj stërvitjeje që ngre normën e zemrës, ju vë në lëvizje dhe djersitje për një periudhë të gjatë kohore ka një ndikim të rëndësishëm në tru.
“Stërvitja aerobike është çelësi për kokën tuaj, ashtu siç është edhe për zemrën”, shkruajnë autorët e një artikulli të fundit në blogun e Harvard Medical School, Mind and Mood.
Ndërsa disa nga përfitimet e përmirësimit të gjendjes shpirtëror janë më të shpejta, brenda pak minutave udhëtimi me biçikletë apo shëtitje në ajër të pastër, përfitimet e tjera, si ajo e përmirësimit të kujtesës, mund të kërkojnë disa javë për t’u shfaqur.
Duket se lloji më i mire e i përshtatshëm i ushtrimeve për mendjen është çdo lloj ushtrimi aerobik që mund të bëhet rregullisht dhe vazhdimisht për të paktën 45 minuta rresht.
Stërvitjet aerobike gjithashtu mund të ndihmojnë jo vetëm njerëzit që vuajnë nga depresioni klinik, po edhe ata që ndihen të stresuar, pasi ndihmon në reduktimin e niveleve të hormoneve natyrore të stresit, siç janë adrenalina dhe kortizoli – një studimi tjetër ky i kohëve të fundit i publikuar në Journal of Physical Therapy Science
Stërvitja me intervale me intensitet të lartë, si stërvitja 7-minutëshe e yoga-s dinamike të rrjedhëshme, e cila ndërthuret me ushtrimet e forcës si planks (qëndrimi shtrirë si dërrasë mbi duar dhe gishat e këmbëve) dhe pompat me duar përmirësojnë lëvizjet pompuese të zemrës…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.