Ndiheni të lodhur vazhdimisht, por pavarësisht kësaj nuk ju zë gjumi? Vuani nga dhimbjet e kokës apo të kyçeve? Para se të dyshoni për ndonjë sëmundje, sigurohuni që i keni marrë të gjitha vlerat ushqyese. Shumë probleme shëndetësore fillojnë të shfaqen si pasojë e mungesave të vitaminave dhe mineraleve në trup. MailOnline Health zbulon disa nga shenjat më të zakonshme të çdo mungese të mundshme në vitamina dhe minerale, dhe ushqimet që mund të konsumoni për ta luftuar atë.
Stres
Mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit, zinkut ose acideve yndyrore esenciale. Ushqimet që duhet të konsumoni: Peshk tuna të freskët, kakao, kumbulla të thata dhe fara luledielli.
Lodhje të vazhdueshme
Mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës B, hekurit ose magnezit. Ushqimet që duhet të konsumoni: Kumbulla të thata, bajame, mëlçi viçi, kajsi të thata.
Pagjumësi
Mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit. Ushqimet që duhet të konsumoni: Perime jeshile të stinës së pranverës, fruta tët thata braziliane, bizele.
Dëshirë e ulët për të kryer marrëdhënie seksuale
Mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës D. Ushqimet që duhet të konsumoni: Kërpudha, drithëra për mëngjes, bollgur dhe çokollatë të zezë.
Dhimbje të kyçeve
Mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit, kaliumit, sodiumit, kalciumit, vitaminës B1 ose D. Ushqimet që duhet të konsumoni: Troftë, mish derri dhe fruta të thata.
Dhimbje koke
Mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit, vitaminës B12 ose B6. Ushqimet që duhet të konsumoni: Fara kungulli, banane, qumësht soja dhe kumbulla të thata.
Këmbë dhe duar të ftohta
Mund të jetë shenjë e mungesës së hekurit. Ushqimet që duhet të konsumoni: Mish të kuq, kale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.