Pika referimi

April 10, 2017 | 9:20

Logjika & arsyeja ndërveprojnë apo ndryshojnë?

Në fushën e psikologjisë, shpeshherë janë të pranishme shprehje të tilla si: nevoja për t’u sjellë në mënyrë logjike, për të ripërpunuar, për të menduar me gjakftohtësi, për të menduar para se të veprojmë. Duket kështu sepse arsyetimet mund të funksionojnë si “qirinj”, për të patur një veprim më korrekt. Në bazë është ideja që të menduarit është një instrument i cili vjen para veprimit dhe që e lejon atë të jetë korrekt. Të vepruarit në mënyrë racionale, i menduar, i kundërvihet të vepruarit joracional, që është ai më instiktiv, me kafshëror, më spontan. Është e nevojshme të sqarojmë se ç’kuptojmë me: logjikë, arsye dhe arsyetim, elementë tejet të rëndësishëm për filozofinë perëndimore, që siç e kemi ilustruar më sipër, bëjnë pjesë në mënyrën tonë të të menduarit. Le të nisemi nga koncepti i logjikës. Logjika është mënyra me të cilën njeriu vë në praktikë njohuritë e tij për të zgjidhur probleme dhe për të arritur objektiva. Edhe pse në masë shumë më të vogël se njerëzit, edhe kafshët gjithashtu mund të prodhojnë “veprime logjike” (duke arritur të zgjidhin probleme), të cilat nuk gjejnë zgjidhje në trashëgiminë e tyre gjenetike të lindur.

sonila-grudaLe të përfytyrojmë një mace që hap derën duke tërhequr dorezën ose për eksperimentin e famshëm të Kohler mbi shimpazetë dhe intuitën. Në këtë eksperiment, një shimpaze e mbyllur në kafaz, pajiset me një shkop me të cilin instinktivisht afron dy shkopinj të tjerë të vendosur pak më larg. Në një distancë më të largët vendoset një banane. Pasi ka luajtur me shkopinjtë, arrin në përfundimin që nëse i bashkonte të gjitha së bashku, njëri pas tjetrit, përfiton një shkop më të gjatë, me të cilin arrin të afrojë bananen. Logjikës, së cilës zakonisht i referohet mendimi perëndimor, është logjika aristotelike, e quajtur logjikë lineare ose shkakësore, pasi i atribuon një shkak të gjitha gjërave. Në logjikë kemi të bëjmë me një dallim tepër interesant, mes “modus ponens” dhe “modus tollens”. Në “modus ponens” kemi të bëjmë me arsyetimin e drejtpërdrejtë, me anën e të ndërtojmë një rregull, ndërsa në “modus tollens” kemi të bëjmë me të arsyetuarit deduktiv ku ndërtojmë një rregull. Për sa i përket fjalive (logjike), ato duhet të kenë gjithmonë një vlerë vërtetësie dhe falsiteti. Nuk janë të vlefshme kur paraqesin deklarata subjektive, subjektet që nuk  mund të kuantifikohen, etj. Duke përdorur nocionet e teoremave (nëse është e vërtetë hipoteza është e vërtetë dhe teza) arsyetimi “modus ponens” konsiston në deduktimin e vlefshmërisë së tezës pasi kemi konstatuar vlefshmërinë e hipotezës, për shembull: Nëse bie shi, rrugët janë të lagura. Në këtë fjali nëse është e vërtetë që bie shi dhe është e vërtetë që rrugët janë të lagura, atëherë është e vërtetë edhe që nëse bie shi, rrugët janë të lagura, ndërsa “modus tollens” (fenomen i studiuar nga stoikët gjithashtu edhe gjatë mesjetës) konsiston në deduktimin e pavlefshmërisë së hipotezës pasi kemi konstatuar pavlefshmërinë e tezës, për shembull: Nëse është pranverë, qershitë lulëzojnë, qershitë nuk lulëzojnë, pra nuk është pranverë. Ose, nëse është ditë ka dritë, nëse nuk ka dritë, atëherë nuk ëshët ditë.

Business couple standing and having discussion

Logjika lineare praktikisht kërkon shkaqet e gjërave dhe supozon që duke vepruar mbi to, mund të modifikojë efektet. Kjo mënyrë e të menduarit aplikohet zakonisht edhe te vendimet, motivimet, veprimet, por gjithsesi këto shpesh nuk i përgjigjen një logjike shkaku-efekti linear. Një pjesë e suksesit të këtij vizioni i detyrohet Platonit, i cili fut konceptin e idesë absolute që vjen nga Zoti. Pra Zoti është shkaku. Feja në njëfarë mënyre e ka përhapur, duke e çuar më tej këtë ide, duke i bërë si Platonin dhe Aristotelin filozofët e saj. Në realitet, kjo ide ka hasur kritika të shumta gjatë të gjithë historisë pasi nuk duket e përshtatshme për t’i dhënë shpjegim gjithçkaje, por ka arritur gjithsesi të imponohet. Nisja për shembull e kritikon ashpërsisht, duke pohuar që është diçka e zakonshme të mendosh që veprimet kanë në origjinën e tyre një shkak deri në atë pikë që edhe pse nuk gjendet kërkohet deri sa të gjendet një shpjegim që e dimë që është fals, por që e marrim si të vërtetë sepse na jep “siguri”. Për logjikën, Aristoteliane racionaliteti është aftësia për të dalluar shkaqet nga efektet, pasi duke arsyetuar mbi shkaqet është e mundshme të modifikojmë efektet.

Arsyeja shkon më tej: është aftësia e njeriut për të vlerësuar çfarë është e dobishme dhe çfarë nuk është, çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar. Për Kantin edhe pse një arsyetim është i përpunuar dhe aplikuar në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk është i përjashtuar nga gabimet. Ose për shkak se nëse arsyetimi nuk është i aftë të abstragohet shumë nga bota fenomenale, ose anasjelltas pasi arsyetimi shkëputet më shumë seç duhet. Gjithashtu, mund të hipotezohen raporte shkak-pasojë që nuk janë reale, për shembull: nëse tre herë kam ngrënë krudo dhe jam ndjerë keq, do mendoj që shkaku i të ndjerit keq është të ngrënit krudo, por kjo nuk është e thënë që të jetë doemos e vërtetë. Tradicionalisht, arsyeja përshkruhet si kapaciteti për të argumentuar, duke shpjeguar përse-në e gjërave me anën e ndërtimit të “zinxhirëve argumentative” të forta.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është dallimi mes arsyes praktike dhe asaj teorike, të cilat Aristoteli i ndan, por që Kanti i risheh. Ai pohon përparësinë e arsyes praktike mbi arsyen teorike, sepse në të mund të pikasë uniticiteti i arsyes, uniteti i sferave praktike dhe teorike. Rëndësia e arsyes është nën sytë e të gjithëve, aq sa të na shtyjë të pohojmë se një botë pa arsye na duket absurde. Një frazë e Goya mund të na ndihmojë të evidentojmë se sa është i gabuar një aplikim shumë rigoroz i logjikës shkakpasojë dhe një shpjegim i saj tejet racional. Ai pohon: “Fantazia pa arsyetimin krijon monstruozitet, bashkë me arsyetimin krijon art”. Pra, është e nevojshme që të ekzistojë arsyeja, në mënyrë që “ideja artistike” të kthehet në një vepër të përfunduar. Duke qenë kështu, a mund ta interpretojmë artin si vepër të raportit shkak-pasojë? Me shumë mundësi jo, pasi edhe po të kërkojmë ta argumentojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, vepra artistike nuk është vetëm rezultat i aplikimit të arsyetimeve teknike të bëra duke përdorur binomin shkak-pasojë, por shkon më tej. Ka shumë aspekte që nuk janë marrë në konsideratë. Nuk është e mundur të “burgosim” të gjithë arsyetimin, me pretekstin që të kontrollojmë mendimin tonë dhe të kontrollojmë të vepruarit vetjak. Nëse ne do të vepronim në këtë mënyrë, nuk do merrnim parasysh shumë aspekte, si: nevojat, mendimet, emocionet, afektet. Whitehead dhe Russell (1910-13) tentuan ta tejkalojnë këtë vizion, duke futur logjikën jokonvencionale. Unë influencoj atë me të cilën bashkëveproj: përmes zgjidhjes së problemit, unë arrij njohjen e tij. Logjika nga lineare bëhet rrethore. Nuk është mendimi që na drejton, por emocionet tona, nevojat tona, të dëgjuarit tonë dhe jo vetëm. Analiza racionale është e dobishme, por nuk mund të aplikohet në çdo rast, pasi nuk është në gjendje të shpjegojë gjithçka. Si në psikologji gjithashtu dhe në psikoterapi, po rikthehet ideja e Platonit dhe Sokratit që mendimi mund ta tejkalojë emocionin dhe perceptimin. Në fakt, edhe pse ne kemi ndërmend të sillemi në mënyrën racionale më të mirë të mundshme, shpesh sillemi ndryshe, pasi shtyhemi nga emocionet.

Heinseberg aplikon këtë koncept gjithashtu dhe në fizik, në atë që ai e quan “princip i papërcaktueshmërisë”: Vëzhguesi nëpërmjet instrumenteve të tij të vëzhgimit, influencon atë që vëzhgon. Në realitet shfaqim vazhdimisht ndryshime që na kthehen mbrapsht. Kjo formë është tjetër gjë përveçse asaj që njohim si “principi i feedback-utte kibernetikës”.

Në momentin që nisim një lojë, gjithçka ndërvepron dhe nuk ka asgjë të paracaktuar: shkaku ndërton efektin, efekti krijon shkakun, rrethorja zëvendësohet me linearitetin. Këtë gjë duhet ta marrin parasysh fetarët, politikanët, autorët e paragjykimeve dhe e gjithë shoqëria në bashkësinë e saj. Kur kemi të bëjmë me mendjen, me mënyrën me të cilën mendja hyn në marrëdhënie me mendje të tjera dhe me shoqërinë, nuk ka paradigma, të dhëna në mënyrë absolute, por edhe siguritë tona, vlerat, duhen matur me kontekstin në të cilin janë të aplikuara, duke prodhuar ndryshueshmëri në to nëse është e nevojshme. Nuk është relativizëm, është qarkueshmëri, është ballafaqimi me realitetin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top