Mirëqenie

March 28, 2018 | 13:54

Loja “Shop Talk” zbulon ndjenjat e fëmijëve të sëmurë

Së fundmi, është krijuar një lojë tavoline për të ndihmuar fëmijët dhe adoleshentët që vuajnë nga sëmundjet onkologjike apo kronike, që të shprehin mendime, të cilat nuk do të mund t’i shprehnin dot.

Loja quhet “Shop talk”. Kjo lojë u zhvillua nga “National Institutes of Health/National Cancer Institute” për fëmijët e moshës nga 7-18 vjeç. “Shop talk” paraqitet si një lojë normale tavoline. Ka kutiza, letra dhe zare. Ka edhe dhjetë dyqane. Për të blerë një objekt, duhet t’i përgjigjesh një pyetjeje.

Sipas ekspertëve: “dyqanet e kësaj loje nuk janë zgjedhur rastësisht e çdo person ka rastin të shfaqë përjetimin e vet: kështu, duke folur për veshjet, mund të përcaktojmë si na shohin të tjerët, duke hyrë në argjendari hetohet marrëdhënia me realitetin që na rrethon, ndërsa dyqani i kafshëve shërben për të folur për ndjenjat”.

Të dhënit përgjigje pyetjeve sigurisht që nuk është me detyrim, por vetëm një mundësi: “i takon pacientëve të vendosin nëse duan të përgjigjen ose jo”.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 122

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top