Muajt e parë të jetës për një të porsalindur janë momentet më të rëndësishme. Edhe pse në këtë kohë fëmijët janë ende të vegjël lojërat bëjnë stimulimin e zhvillimit bazë. Fëmija reagon ndaj stimujve, njeh emrin e nënës së tij, është i tërhequr nga tingujt dhe tregon interes për të provuar lojëra në celular. Ka shumë lojëra që mund të bëhen mes fëmijës dhe nënës që fëmija të rritet sa më mirë. Momentet e lumtura mes fëmijës dhe nënës kthehen në kujtimet më të bukura që çdo prind dëshiron t’i ketë.
Këtu do të gjeni disa ide sesi mund të luani me fëmijët:
Përdorimi i kukullave të dorës të cilat i lëvizin para syve e bëjnë atë kurioz për të ndjekur çdo lëvizje. Kjo lojë është ideale për fëmijë 3 muajsh dhe më të mëdhenj. Kur luani me këtë lojë fëmijës i stimulohet kurioziteti dhe imagjinata. Do të prekë dhe të shikojë kush është vërtet.
Qilima të buta plot vizatime ku ai mund të rrokulliset dhe të përpiqet të ngrihet. Gjithashtu mund të përdorni topa të vegjël ku mund t’i fshihni dhe ai t’i kërkojë. Rekomandohet për fëmijët nga 6 muajsh dhe për fëmijët me moshë më të madhe. Kjo bëhet për të trajnuar aftësitë e tij motorike dhe koordinimin e tij.
Një lojë qe pëlqehet shumë nga të sapolindurit është duke kërkuar në pasqyrë. Vendoseni fëmijën në bark dhe afrohuni tek një pasqyrë. Luaj me reflektimin tuaj. I porsalinduri me siguri do të buzëqeshë dhe do të qeshë shumë me fytyrat tuaja qesharake. Përpiquni të bëni fytyra të ndryshme.
Mund të bëhet nga 6-8 muaj e lart (vetëm pas 18 muajve fëmijët mësojnë të njohin reflektimin e tyre në pasqyrë). Kjo lojë bëhet për të trajnuar kontaktin, shikimin dhe aftësitë motorike.
Të vegjlit e kanë shumë qejf ujin. Momentin e dushit mund ta ktheni në një lojë. Mbusheni vaskën e bebit me topa shumë ngjyrësh, me rosak të vegjël dhe me lodra të tjera që fëmija të mundohet t’i kapi. Ky është momenti që ju duhet të flisni më shumë me të. Biseda është shumë stimuluese, zëri i nënës e qetëson. Era e shampos është e dobishme për stimulimin e ndjenjës së aromës.
Ka shumë libra me ngjyra dhe me vizatime kafshësh. Këto libra tërheqin vëmendjen e fëmijës dhe e bëjnë atë të ketë më shumë kuriozitet për të shfletuar të gjithë librin. Kjo të jep mundësinë që fëmija të ketë kënaqësinë e leximit. Nëse dëshironi ju mund t’ia lexoni edhe me zë për t’ja ilustruar më mirë, duke ndryshuar edhe tonin e zërit duke e afruar me atë të kafshës që po imitoni.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.