Për Luarin, këngëtaren simpatike, pushimet më të bukura kalohen në gjirin e shoqërisë. Je më e çlirët me veten dhe personat që të rrethojnë, nuk je e kushtëzuar nga sytë shpotitës të prindërve që të shikojnë me vëmendje se mos bën një veprim të “pamenduar”. “Ndihem shumë mirë dhe e lumtur kur i kaloj pushimet me shoqërinë. Prania e tyre, shakatë, bisedat e lojërat interesante m’i bëjnë pushimet vërtet të jashtëzakonshme, aq sa ditët kalojnë me shumë ritëm dhe gati pa u ndjerë…”, pohon ajo. Përpara se të trokasë sezoni i verës, Luari bashkë me disa miq të saj dhe një grup nga shoqëria më e mirë e shkollës, mblidhen për të planifikuar pushimet e radhës. Të preferuarat e tyre janë udhëtimet jashtë shtetit dhe bregdeti i jugut të Shqipërisë. Në grup, dëfrehen deri në orët e para të mëngjesit, organizojnë lojëra interesante, dëgjojnë muzikë me zë të lartë apo dhe në I-podet personale, e shpesh nuk i ndajnë nga çantat e plazhit librat verorë me subjekte tipike për stinën e nxehtë. “Kur i bëjmë pushimet në Shqipëri jemi më pak të organizuar, pasi ia besojmë aventurat tona spontanitetit dhe rastësisë. Nëse vendosim ta gdhijmë në ndonjë klub e bëjmë, dhe të nesërmen zgjohemi vonë. Nëse duam të rrimë zgjuar duke biseduar mbi një tematikë të caktuar, sërish e bëjmë. Fundja, gjatë pushimeve nuk kemi impenjime të tjera si shkolla apo çështjet profesionale.
Psikologji Gusht 2010
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.