Këshilla & Arsye

September 29, 2017 | 9:50

“Luarasi” shpall fituesit, Malaj: Vlerësim maksimal nga britanikët

Kolegji Universitar “Luarasi” ka bërë publike listën e dytë të fituesve në tri profilet e studimeve që ofron: Drejtësi, Administrim Biznes dhe Financë Bankë. Lajmin e bën publik rektori i “Luarasi”, prof. dr. Arben Malaj, i cili fton të gjithë ata që e gjejnë veten në listë t’i drejtohen universitetit për informacione më të detajuara.

Prof.Dr.Arben Malaj, Rektor i Kolegjit Universitar Luarasi

Prof.Dr.Arben Malaj, Rektor i Kolegjit Universitar Luarasi

Pas shqyrtimit të të dhënave të aplikuesve, ‘Luarasi’ ka shpallur tashmë listën e fituesve. Çdo student që ka preferuar ‘Luarasi’ mund ta gjejë menjëherë edhe në rrjete sociale dhe në ambientet e brendshme. Nga data 1 tetor deri në datën 14, ne i ftojmë të jenë të kujdesshëm për të plotësuar kërkesat e çdo faze, në mënyrë që regjistrimi të jetë sa më i qartë dhe mësimi të fillojë sa më shpejt. Dëshiroj të falënderoj të gjithë studentët që kanë përzgjedhur ‘Luarasi’”.

Një tjetër lajm i mirë vjen për “Luarasin”, duke ndihmuar kështu në zgjidhjen e dilemave të atyre që janë ende të dyzuar se cilit universitet t’i besojnë të ardhmen. Ky kolegj universitar është ndër të paktët të vlerësuar maksimalisht nga ekipi i ekspertëve shqiptaro-anglezë.

Është një lajm i gëzuar që dua ta ndaj me të gjithë studentët e ‘Luarasi’, me ata që janë duke studiuar, si dhe ata që ëndërrojnë të vijnë. Në vlerësimin që është bërë nga qeveria shqiptare nëpërmjet ekspertëve të huaj, ‘Luarasi’ ka marrë vlerësimin maksimal. Sigurisht që ky vlerësim u krye pas një pune të drejtpërdrejtë të stafit me kolegët anglezë dhe shqiptarë në procesin e vlerësimit për akreditim, i cili shumë shpejt do të jetë zyrtar, është një arritje e madhe për një institucion të arsimit të lartë, pasi në të pesë fushat ku ne jemi ‘skanuar’ për mënyrën se si funksionon drejtimi institucional, ne kemi marrë vlerësimin maksimal”, nënvizon profesori.

Për rektorin Malaj, kjo është një vulë besueshmërie, por edhe një përgjegjësi e madhe për të ruajtur gjithnjë këtë nivel.

Nga njëra anë, është një arritje ku merita i takon gjithë stafit akademik, nga ana tjetër, është një përgjegjësi e madhe që ‘Luarasi’ të ketë gjithnjë performancë maksimale, si në drejtimin institucional, dhe në programet që nënkuptojnë nivelin e dijes, rrugës se si kalojnë dijet e studentëve, aftësitë e veçanta që fitojnë gjatë viteve në universitet”. Sipas draft-raportit vlerësues të Agjencisë Britanike të Akreditimit, Kolegji Universitar “Luarasi” i përmbush plotësisht të gjitha standardet shtetërore të cilësisë.

 

Të studiosh te “Luarasi” nuk do të thotë vetëm mësim në auditor. Avantazhet kryesore të këtij kolegji mund të përmblidhen në tre elemente kryesore: Së pari, stafi akademik i përkushtuar maksimalisht ndaj studentëve; tërësia e aktiviteteve, me një larmi aktivitetesh me personalitete të ndryshme dhe intershipet, mundësia konkrete për studentët që të prekin tregun e punës që në bankat e shkollës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top