Ekspertët e Universitetit të Ilinoisit, në Chicago College of Dentistry kanë zbuluar se farat e rrushit ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve dhe luftën ndaj kavitetit.
Shkencëtarët thonë se mund të përforcohet mbushja e dhëmbëve. Ky studim thonë ata mund ti japë njerëzve shansin që t’i mbajnë dhëmbët e shëndoshë.
Ekstrakti i farave të rrushit, është lidhur prej vitesh me përfitimet shëndetësore, si një funksionim më të mirë të zemrës dhe një qarkullim më i mirë i gjakut.
Autori kryesor i studimit të studimit, Ana Bedran-Russo, profesor i asociuar i stomatologjisë thotë se ekstrakti, që përdorte për verën e kuqe, rrit fortësinë e dentinit, i cili përbëhet nga shumica e indeve të kalcifikuara ekstracelular të dhëmbëve, duke formuar shtresën mes smaltit.
Duke siguruar këtë jo vetëm që do të parandalojë kavitetin, por do të rrisë dhe jetëgjatësinë e mbushjes së dhëmbit, që aktualisht e ka nga 5 në 7 vjet, thonë ekspertët.
“Dentini përbëhet më shumë nga kolagjeni, proteina kryesore strukturore e lëkurës dhe indeve të tjera lidhëse”, thotë dr. Bedran-Russon, i cili publikoi gjetjet e studimit në Journal of Dental Research. Ai thotë se kjo mund të realizohet në formën e rëshirës në hapësirat mes dhëmbëve, të cilat janë pjesët më të prekura të kavitetit.
Ai tha se aftësia më e mirë e lidhjes do të ndihmojë në rikthimin e dhëmbëve të thyer, por edhe në vetëbesimin e pacientëve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.