Kjo është një ditë për lirimin e stresit, dhe ku ka mënyrë më të mirë sesa lufta me jastëkë!
Beteja ishte pjesë e ditës ndërkombëtare të luftës me jastëkë, që kremtohet për të shtatin vit radhazi në Hong Kong. Disa prej pjesëmarrësve zgjedhin të mbajnë kostume nga personazhet e filmave vizatimorë, të tjerë vishen me pizhama.
“Është një mundësi e mirë për të nxjerrë paksa nga dufi që mban përbrenda, ndaj dhe organizuam këtë luftë të çmendur puplash këtu në Hong Kong. Thjesht godet tjetrin me objekte të buta dhe të ndihmon të çlirohesh, e njëkohësisht edhe të kënaqesh shumë”, tha Tom Grundy, organizator.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.