Stresi jo vetëm që e zgjat dhe përkeqëson depresionin, por gjithashtu edhe mund ta nxisë. Në mënyrë që ta kaloni depresionin dhe të qëndroni larg prej tij është esenciale të mësosh se si të zvogëlosh dhe të përballesh me stresin.
Identifiko stresorët: Gjej të gjitha gjërat që po të stresojnë në jetë. Shembujt përfshijnë: mbingarkesa në punë, marrëdhënie jo përkrahëse, abuzim me substanca apo probleme shëndetsore. Pasi të gjeni stresorët, ju mund të sajoni një plan që t’i shmangni apo të zvogëloni efektin e tyre.
Merre veten me të mirë: Shumë njerëz të depresuar janë perfeksionist, persona që mundohen që gjithçka ta kryejnë në mënyrë të përsosur dhe që mbajnë vetveten në standarde të larta. Luftoje këtë burim të stresit, të ngarkuar mbi vetveten, duke sfiduar mënyrat negative të të menduarit tuaj.
Planifiko që më parë: Nëse i njihni nxitësit e stresit tuaj dhe kufijtë e tij, ju do të jeni në gjendje të identifikoni dhe të shmangni shumë nga ato mina tokësore. Nëse nuhatni ndonjë telash më tutje, mbroje vetveten duke i thënë ‘jo’ çdo përgjegjësie që shtohet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.