Rrezet e diellit përmirësojnë shëndetin tonë, duke aktivizuar sistemin imunitar. Sipas një studimi të ri, drita e diellit lejon qelizat T, të cilat luftojnë infeksionet, të lëvizin më shpejt.
Nëse kaloni kohë në diell merrni vitaminë D, e cila ndihmon për të parandaluar astmën, kancerin në gji dhe depresionin.
Gjithashtu, sipas studiuesve të Universitetit Georgetown në SHBA, rrezet e diellit aktivizojnë peroksid hidrogjeni, i cili i hap rrugë qelizave T. Kompleksi çlirohet nga qelizat e bardha të gjakut, kur ato ndjejnë një infeksion, e më pas vrasin bakteret.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se drita blu nga dielli është më e sigurt se rrezet UV, të cilat nevojiten për prodhimin e vitaminës D.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.