“Unë besoj se çdo fëmijë ka nevojë për kampionë! Na ndihmoni që këto fëmijë ta përfundojnë garën e tyre! Ju jeni kampionët e tyre! 400 lekë janë shumë pak për mua, për ty, por jo për Oligertin. Tungjatjeta Oligert!”, ky është mesazhi i atletes Luiza Gega, ambasadore e World Vision, programi social “Tungjatjeta”.
Luiza Gega mban rekordin në garën e vrapit të 800, 1500, 3000, 5000 metra & 21 km. Këtë herë, atletja shqiptare ka nisur vrapin përkrah “Tungjatjeta” për të fituar një nga garat më të rëndësishme të shoqërisë: në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.