Mirëqenie

June 18, 2017 | 7:00

Luks me pak gjëra, si ta festoni bukur ditën ndërkombëtare të piknikut

E diela e 18 qershorit është Dita Ndërkombëtare e Piknikut. Edhe pse tradita e piknikut e ka origjinën në lashtësi, në fakt mendohet se ka lindur në Francë në vitet 1600, ku me fjalën pique-nique shpjegoheshin ato ngjarje sociale ku çdo mysafir sillte me vete diçka për të konsumuar me pjesëmarrësit e tjerë. Ja sesi ta kaloni sa më këndshëm.

Në një lëndinë pranë shtëpisë  apo në një park të qytetit, në plazh apo në pyll, për aq kohë sa është një vend me hije, mund të organizoni një drekë në ajër të hapur, e cila mund të transformohet, sipas nevojës, në një mesditë mes miqve të mirë.

dita-e-piknikut

Jepini vetes pak luks: pjata prej porcelani dhe gota në ngjyrë xhami, tavolina liri dhe të ulëta, do ta bëjnë jo vetëm tryezën, por edhe këtë ditë shumë më të veçantë. Përveç kësaj, mbi bar, si një alternativë e mbulesës klasike të tavolinës, mbështetur mirë mbi një peshqir pambuku pasuruar me shumë jastëkë me ngjyra apo batanije të buta, i jep freski atmosferës dhe të shijuarit e verës.

Përgatiti Revista PSIKOLOGJIA

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top