Studim

May 6, 2017 | 7:52

“Lule borë”, Shkodra feston çdo 6 maj ditën e luleve

Dita e Luleve, ndryshe festa e ripërtëritjes, po kthehet nga viti në vit në një traditë festive për qytetin e Shkodrës. Aktivitetet ndryshe nga 14 marsi i kremtuar si festë pagane në qytetin e Elbasanit, për Shkodrën mbajnë datën e 6 majit. Aktivitetet nisin në pedonalen “Kolë Idromeno” dhe sheshi “Luigj Gurakuqi” si dhe shoqërohet me hapjen e panairit të punimeve të artizanatit.

luleNë Shkodër të gjithë i këndojnë Lule Borës, Karafilave, luleve të bukura që sjell pranvera e madje edhe lules së Majit, muajit në të cilin ndodhemi. E ky qytet e ka një arsye, sepse është i bahçeve plot lule, të cilave i ka kushtuar 150 tekste këngësh dhe 6 Majin e ka pagëzuar si “Dita e luleve”.

shkodra

Kjo festë e ripërtëritjes festohet në Shkodër plot gjallëri dhe jetë, ashtu siç është mesazhi kësaj dite. Pjesëmarrës të aktiviteteve artistike janë banda frymore e qytetit, orkestra popullore, formacioni i harqeve, si dhe grupe të ndryshme artistike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top