Mirëqenie

September 30, 2017 | 15:56

Lulelakra ndihmon trurin dhe kontrollon diabetin

Përfitimet shëndetësore të lulelakrës përfshijnë një rrezik të reduktuar të kancerit, çrregullimeve të zemrës dhe trurit. Ndihmon po ashtu në kujdesin e syve, mban ekuilibrin hormonal, detoksifikon trupin dhe ndihmon në humbjen e peshës.

1

Fuqia antioksiduese e lulelakrës ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, në ruajtjen e kockave, shëndetit qelizor dhe niveleve optimale të kolesterolit. Prania e kaliumit dhe vitaminës B6 në lulelakër gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe promovimin e komunikimit të duhur në nerva, duke prodhuar një sërë neurotransmetuesish të nevojshëm, duke përfshirë dopaminën dhe norepinefrinën.

Konsumimi i rregullt i lulelakrës ndihmon në reduktimin e rrezikut të diabetit për shkak të pranisë së vitaminës C dhe kaliumit.

Përmbajtja e kaliumit në lulelakër ndihmon në rregullimin e metabolizmit të glukozës. Gjithashtu përdoret nga pankreasi për sekretimin e hormonit të insulinës për marrjen e veprimeve kundër niveleve të ngritura të sheqerit në gjak në trup. Nivelet e ulëta të kaliumit në trup mund të rritin nivelet e sheqerit në gjak dhe përbëjnë një kërcënim të madh për diabetikët. Studimet kanë dalë në përfundimin se ekstraktet nga lulelakra ushtrojnë efekte antiinflamatore në simptomat e kolit ulçerativ. Ky efekt mbrojtës mund t’i atribuohet pranisë së izotiocianatit fenetil, i cili ushtron një efekt shërues në dëmtimin që ka ndodhur në indet e zorrës së trashë./Panorama

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top