Është e vërtetë se luleshtrydhet tek individë të caktuar mund të shkaktojnë reaksione alergjike, por ato përmbajnë një substancë, acidin elagjik, i cili mbron lëkurën nga dëmet e rrezeve ultravjollcë, duke ngadalësuar kështu procesin e krijimit të rrudhave.
Në këtë përfundim kanë arritur dermatologët e “Hallym University” të Chuncheon në Korenë e Jugut, të cilët kanë paraqitur studimet e tyre gjatë një kongresi mbi biologjinë eksperimentale në New Orleans (SHBA).
Po si reagon acidi elagjik, i cili është i pranishëm edhe te boronica e shega? Sipas studiuesve, ky acid bllokon disa enzima, të quajtura MMP, të cilat dëmtojnë kolagjenin, substancën që e bën lëkurën elastike.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 136
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.