Mirëqenie

March 16, 2017 | 12:31

Lulet anti-moshë

Janë të shumta bimët që veprojnë pozitivisht mbi shenjat e kohës, shtrijnë lëkurën dhe për rrjedhojë dukemi më të freskëta.

1

Mimoza është një lule që i përket kësaj kategorie, pasi është e pasur me zink, bakër dhe magnez, të cilat janë aleatë tejet të çmuar të bukurisë. E përdorur me qëllim rigjenerues, mimoza bashkë me mjaltin dhe sheqerin është një scrub shumë i mirë që i dhuron fytyrës shkëlqim dhe butësi.

Ndërsa, nëse është elasticiteti i lëkurës që ka problem, lulja e diellit është pikërisht “ilaçi”. Cilësitë e saj zbutëse e ushqejnë  lëkurën në thellësi dhe rrisin elasticitetin. Farat e lulediellit përdoren nga shumë qendra estetike për të kryer pastrime të trupit e fytyrës, ndërsa vaji është perfekt për masazhe rigjeneruese, ushqyese dhe pastruese.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top