Lifestyle

June 30, 2016 | 8:21

Lulet… & domethënia e tyre

Në kulturën perëndimore vinin ndihma me dedikime të veçanta siç janë lulet, por që kishin një kuptim të rëndësishëm në aspektin e moralit. Me kohë, kjo praktikë ndryshoi gradualisht, nisën të publikoheshin libra dhe kolana mbi këtë çështje, të cilat sillnin në praktikë ndihmën rreth asaj çka nënkuptonin lulet në të gjithë botën. Në vitet tetëqind, interesi për lulet rritet në dallim me simbolet e tjera të vlerësimit të shoqërisë apo fenomeneve të ndryshme midis njerëzve, duke u shndërruar në një modë. Sidomos në qytetet Paris dhe Londër. Në shekuj, interesi për lulet u rrit edhe më gjerë duke mbetur një nga zgjedhjet klasike dedikuar dhuratave mondane, një tufë me lule për femrat, si dëshmi për të mos u zhgënjyer nga një lidhje.

Udhërrëfyes i vogël për trëndafilat

Trëndafilat, mbi të gjitha ata me ngjyrë të kuqe, janë lulet që dhurohen më së shumti në botë. Gjithsesi, kjo është një gjë që varet dhe nga qëllimi. Kryesisht bëhet fjalë për mënyrën e përfaqësimit të ndjenjës së dashurisë në çiftet e dashuruara. Imagjinata e përgjithshme është ajo që si në film, në kujtime apo legjenda gjithnjë një tufë trëndafilash të kuq, gonxhe ose të çelur, me bisht të gjatë, bën që çdo grua të ndjejë vlerësim. Aroma dhe ngjyra e kuqe në shekuj kanë përçuar pasionin e dashurisë në të gjitha kulturat botërore. Trëndafilat e kuq përfaqësojnë në fakt një dashuri më pak mbytëse, që i afrohet ndjenjës, ose asaj të një miqësie të vërtetë. Trëndafili i bardhë shpreh pastërtinë dhe dëlirësinë, virtyt i përbashkët i të paktën dymijë viteve të fundit. Varieteti i ngjyrave është simbol i mirësjelljes. Ndërsa ngjyra portokall dhe ajo korale nënkupton shprehjen e dëshirës. Por edhe format e lules shprehin një kuptim të veçantë. Për shembull kur ajo është gonxhe do të thotë se rezervon një virtyt femëror, ndërsa e hapur do të thotë që shpirti ka në thelb rininë dhe lumturinë.

Kuptimi i luleve më të njohura

Kur do të bësh dhuratë një tufë me lule, bën mirë të kesh kujdes rreth nënkuptimit të tyre. Kjo për të shmangur keqkuptimet. Në shekuj kuptimi i luleve ka mbetur i ndryshëm, mjaftojnë vetëm disa këshilla apo sugjerime për të mos gabuar në zgjedhjen e rastit. Një modë kjo, mbi të gjitha drejtuar meshkujve.

Aromat dhe kuptimi i luleve

Manushaqja simboli i kujtimit të një dashurie, dhurohet vetëm në rrethana të duhura.

Aguliçja është lulja e parë që njofton ardhjen e pranverës dhe simbolizon në vazhdimësi një dashuri të re, të pamenduar.

Livanda simbolizon mungesën e besimit në të ardhmen.

Luledielli nënkupton lajkataren dhe mirënjohjen.

Manjola gjithnjë ka simbolizuar ogurin e dinjitetit, elementë të shumëtrajtuar në art, pikturë, por edhe në dashuri me të gjitha nënkuptimet.

Vishnja, një nga lulet e bukura e të famshme në Japoni, përfaqëson mbi të gjitha në këtë vend, lidhjen me traditën dhe tensionin drejt së ardhmes dhe zhvillimit. Në përgjithësi janë simbol i edukimit, dashurisë dhe pasionit.

Mimoza nënkupton modestinë dhe maturinë.

Dafina e përdorur në antikitet për të zbukuruar kokat e luftëtarëve fitues në luftërat e zhvilluara, pra simbolizon lavdinë dhe kurajën.

Orkidea ka një ndjesi me sensualitetin dhe tërheqjen. Ajo është konsideruar si një lule afrozodiziake dhe është përdorur shekuj më parë për përgatitjen e një lidhje dashurie.

Zambaku, lule perëndimore, e pafajësisë, pastërtisë dhe virtytit femëror të mbrojtjes, kur i dhurohet një gruaje nënkupton mirënjohjen.

Krizantema e njohur nga të gjithë si lule kompozuese e tufave, në Japoni përdoret gjerësisht në ceremonitë martesore, në Angli është lulja që dhurohet në raste lindjesh. Për çdo rast krizantema përfaqëson paqen.

Karafili i kuqi është simbol i admirimit dhe lavdisë, ai i bardhi dashurinë dhe pastërtinë.

Shpatorja në të kundërt është lulja që nënkupton antikitetin e mitologjisë greke. Përfaqësonte figurën e iridit, lajmëtaren e perëndive në shekuj.

Jasemini ëmbëlson çdo ambient e përfaqëson kënaqësinë dhe dëshirën për dashuri.

Lule kamomili e ngjashme me margaritën përfaqëson aftësinë për t’ia dalë mbanë në situata të ndryshme me një sjellje prej të duruari dhe ruajtje të qetësisë.

Gruri nga forma e veçantë është simbol i shpirtit të gjerë. Kur dhurohet luhja e grurit merr kuptimin e vlerësimit të bukurisë së personit që ke përpara dhe një respekti të madh për të.

Tulipani për persët konsiderohej simboli i dashurisë së përjetshme dhe dhurohej në tufë të madhe sipas ngjyrave, kjo për t’u dëshmuar femrave se ishin të çmendura pas tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top