Në fokus

July 9, 2019 | 14:16

Lulja që eliminon bakteret më mirë se zbardhuesi

Lulet e kësaj bime, të njohura para së gjithash për prodhimin e pijeve, kanë aftësinë për të sulmuar dhe vrarë bakteret: një studim i kohëve të fundit i kryer në Meksikë ka treguar vlerat baktericide të luleve të Hibiscus sabdariffa.

Gjetja e baktereve natyrore që janë të padëmshme për shëndetin e njeriut ka qenë gjithmonë një nga sfidat kryesore të shkencës, pasi ato janë të nevojshme për të dezinfektuar ushqimin që hamë.

Hulumtuesi meksikan Javier Castro Rosas, i Universitetit të Hidalgo, është një nga drejtuesit e studimit të luleve Hibiscus sabdariffa dhe ka krijuar një produkt të bazuar në këtë përbërës që mund të përdoret për të dezinfektuar ushqimin.

Ky produkt mund të vrasë deri në 90% të baktereve, një rezultat i pabesueshëm që mund të merret nga një ilaç plotësisht i natyrshëm, i krahasueshëm me atë të zbardhjes.

Hibiscus sabdariffa është një bimë me origjinë Afrikane dhe e cila përdoret për vlerat e saj diuretike, antihipertensive dhe paksa laksative.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top