Këshilla & Arsye

March 20, 2018 | 8:30

Lumturia, 10 rregulla të arta nga psikologu Alberto Simone

20 marsi shënon një datë të rëndësishme në kalendar, atë të Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë, vendosur nga OKB në vitin 2012. Disa nga sekretet për një jetesë të mirë jua sjellim nga libri i Alberto Simone, psikolog, drejtor dhe trajner jete.

elite-daily-studio-firma-laugh

Kërkimi i lumturisë është një e drejtë e patjetërsueshme, madje e vendosur në Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pastaj, sigurisht, realiteti ju sfidon (e kotë të ktheheni pas: vuajtja është atje, është e para e të vërtetave të Budës) dhe, sikur të mos mjaftonte, “sabotuesi i brendshëm” – zëri i vogël që ne të gjithë e mbajmë brenda – shpesh na ndihmon të ndihemi të denjë për momente gëzimi.

Për këtë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2012, ndjehu nevojën e proklamimit të 20 marsit, si “Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë”, duke i ftuar kombet të theksojnë “një qasje më gjithëpërfshirëse, të barabartë dhe të balancuar ndaj rritjes ekonomike që nxit zhvillimin e qëndrueshëm dhe çrrënjosjen e varfërisë”.

Alberto Simone, psikolog, drejtor, autor i blogut “The Half Full Glass”

Alberto Simone, psikolog, drejtor, autor i blogut “The Half Full Glass”

Si mund të kontribuojmë për ta bërë botën më të mirë, madje edhe në mënyrën tonë të vogël? Duke filluar nga vetja, e cila nuk është aspak një veprim egoist, përkundrazi: kush është i lumtur e bën më të lumtur ambientin në të cilin jeton. Ja disa këshilla për “Io donna” nga Alberto Simone, psikolog, drejtor, autor i blogut “The Half Full Glass” dhe eksperti më i madh italian i përgjimit emocional), i cili sapo ka botuar, “Lumturia në komodinë: jo i njëmbëdhjeti manual me receta të thjeshta” për të marrë atë si një burim sugjerimesh, duke filluar me theks nga përvojat personale, për të identifikuar atë që na pengon.

Trajnoni mendjen pozitivisht

Mendja është një organizëm i thjeshtë. Ajo ka tendencë të natyrshme drejt negatives. Kjo e bën për të ndihmuar në parandalimin e telasheve ose për t’u mbrojtur nga përvojat që nuk dëshironi të përsërisni. Por ndonjëherë, ajo sillet si një prind super mbrojtës. Dhe përfundon duke bërë të shihni vetëm anët negative të gjithçkaje. Për ta shmangur, duhet ta riedukoni nga pak në të njëjtën kohë. Si? Duke zhvendosur vëmendjen nga ajo që mungon dhe ju bën të ndiheni të paplotësuar dhe të pakënaqur  me atë që keni dhe ju bën të ndiheni mirënjohës.

Lëreni të shkojë të kaluarën

Shpesh e kushtëzojmë të tashmen bazuar vetëm në atë që ka ndodhur në të kaluarën. Përvojat e pashmangshme negative, të përjetuara edhe në kohë të largëta, mund të vazhdojnë të ndikojnë tek ne, dhe pa e vënë re, edhe pas një kohe të gjatë. Por, është sikur të bësh udhëtim me një hartë që nuk është më e përditësuar, e cila lehtësisht të nxjerr nga rruga. Ju nuk mund ta ndryshoni të kaluarën, kështu që, vlerësoni përvojën e jetuar dhe lëre të shkojë të vjetrën, duke e jetuar të tashmen me besim të përtërirë.

Mos lejo kontrollin e tepërt

Për sa të zhgënjen, e vërteta është se mund të kontrolloni vetëm një pjesë të jetës suaj. Kontrolli i çdo gjëje është gjithashtu i lodhshëm, dhe nuk ju lejon të kaloni përvoja pozitive. Kontrolli i tepërt, një herë në çdo kohë, do t’ju bëjë të kuptoni se jo gjithçka varet nga ju dhe që mund t’ia lejoni vetes udhëtimin që të kënaqeni, që herë pas here ta drejtojë dikush tjetër.

Jepi hapësirë emocioneve

Emocionet janë një komponent themelor i jetës sonë dhe një pasuri e madhe gjithashtu. Ato shprehin veten tonë të brendshme dhe na bëjnë të ndihemi më të plotë në raport me botën dhe me të tjerët. Megjithatë, ndonjëherë, një tejkalim i racionalitetit mund të kufizojë shprehinë e natyrshme të botës tonë emocionale. Kujdesuni për emocionet tuaja dhe do ta njihni veten shumë më thellë.

Shmangni gjykimin e tepruar

Disa studime kanë treguar se njerëzit më tolerantë dhe fleksibël janë më të lumtur sesa ata më të ashpër, jetojnë më gjatë dhe janë më të shëndetshëm. Gjykimi i çdo gjëje dhe i të gjithëve nuk është vetëm një veprim krejtësisht joproduktiv, por ka një efekt negativ: ata që gjykojnë vendosen në një pozitë false të superioritetit, në të cilën shpesh përfundojnë duke e gjetur veten të vetmuar. Dhe vetmia është armiku i lumturisë.

Ankoheni herë pas here

Merrni një fletore dhe filloni të shkruani, pa u kufizuar, në më të keqen tuaj. Shkruajini të gjitha mendimet negative dhe emocionet që ndjeni, pa u shqetësuar për kaligrafinë. Kështu që askush nuk do ta lexojë. Ankohuni, ankohuni ose bëni viktimën pa rezerva. Konsiderojeni fletën si një plehërim në të cilin derdh atë që unë e quaj “mbeturinat mendore”. Lejojini vetes të jeni vërtetë “të papranueshëm”. Do të shihni se në fund, do të ndiheni shumë më mirë.

Ndani përvojat

Ndarja është një aktivitet i këndshëm dhe i natyrshëm. Kjo është arsyeja pse mediat sociale kanë butonin “share”, klikuar nga miliona apo miliarda herë çdo ditë në të gjithë planetin. Sekreti i suksesit të jashtëzakonshëm të tyre është aty: na lejojnë të ndajmë mendimet, momentet dhe përvojat tona më të lumtura. Dhe kur marrim reagime pozitive, një dozë e vogël e serotoninës çlirohet në trupin tonë duke na bërë të ndihemi menjëherë mirë. Nëse doni të zgjasin përfitimet e një eksperience pozitive, nuk duhet të bësh gjë tjetër veçse ta ndash me të tjerët atë. Por, bëjeni edhe në botën reale.

Falni veten

Falja është gjest i bujarisë ndaj vetes dhe ju çliron nga një angazhim i padukshëm që ju lidh me kujtime sigurisht negative. Ndjeheni i ofenduar apo i lënduar, dhe pas viteve apo dekadave, duke menduar për ato fakte apo ata njerëz, provoni të njëjtat emocione negative. Falja e vetes do t’ju lirojë nga e gjitha kjo. Por mbani mend: falja e vërtetë nuk është një akt superioriteti apo bujarie nga ana juaj. Falja e vërtetë u jep të tjerëve të njëjtat mangësi dhe kufizime që të gjithë kemi si qenie njerëzore, duke pranuar se ne të gjithë bëjmë gabime.

Bëhu i dobishëm

Ego-ja është armiku më i keq i lumturisë. Të menduarit vetëm për veten apo atë që na mungon, na vyshk si qenie. Të jesh i dobishëm është mënyra më e mirë për të harruar veten për një kohë, plagët apo dështimet, ankesat tona të pashmangshme. Kur jemi të dobishëm për diçka apo dikë, ka kuptim ekzistenca jonë. Dhe t’i japësh kuptim jetës suaj, nuk do të mungojë kurrë së bëri të lumtur.

Jeto me mirënjohje

Bëni një listë të të gjitha gjërave, njerëzve, momenteve, për të cilat ju ndiheni mirënjohës. Mund të boshatisësh edhe kujtesën mbi atë që jeta e bukur të ka dhënë. Mund të kujtoni kukullën e parë të marrë, puthjen e parë apo lindjen e fëmijës. Gjithashtu mund të jeni mirënjohës për njerëzit që ju duan, ose për shëndetin që keni dhe atë që trupi juaj ju lejon të bëni. Menjëherë do të ndjeni që emocionet dhe mendimet negative do të zhduken, dhe gëzimi do ta mbushë zemrën tuaj.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi iodonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top