Marrëdhënie

March 9, 2018 | 14:53

Lumturia e çiftit përmes gjuhës së trupit

Mjafton vetëm një foto e një çifti të zbuloni shumë gjëra rreth lidhjes së tyre apo sjelljes së partnerit, madje edhe të parashikoni ardhmërinë e tyre.

Ne më poshtë ju sjellim detajet të cilave ju duhet kushtuar vëmendje nëse dëshironi të bëheni lexues i mirë i gjuhës së trupit.

Shtrëngim i duarve

Nëse trupat e të dy partnerëve janë të kthyer drejt njëri-tjetrit dhe duart e tyre janë të shtrënguara me gishta të ndërlidhur, kjo është shenjë se ata pëlqejnë të jenë afër njëri-tjetrit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjesti “ai është i imi”

Dora e vendosur në pjesën e sipërme të trupit të partnerit apo në gjoks është shenjë e posesivitetit. Femrat që bëjnë poza të tilla dërgojnë sinjal deri tek rivalet e mundshme se ky mashkull është i zënë.

 

 

 

 

 

 

 

Kujdes i ndërsjelltë

Nëse trupi i femrës është i drejtuar nga partneri, d.m.th se ajo dëshiron të jetë sa më afër tij. Mashkulli është duke pozuar drejtë me dorën e vendosur në belin e saj, ai nuk mundohet ta kontrollojë atë dhe ajo nuk i reziston atij.

 

 

 

 

 

 

 

Lidhje e fuqishme

Ata janë mësuar të bëjnë gjithçka bashkë shumë kohë më parë. Ata e njohin njëri-tjetrin shumë mirë dhe janë komod me gjithçka. Duart e ndërlidhura tregojnë se kanë një lidhje të thellë dhe të fuqishme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pronar

Kur një njeri e mban femrën për krahun e saj, është shenjë se ai është pronari i saj. Ai e reklamon atë, e kontrollon dhe e mban afër. Asaj nuk i pëlqen kjo gjë dhe kjo tregohet me krahët e kryqëzuara dhe trupin e lakuar në njërën anë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Bashkëmendimtarë

Të gjithë kemi parë pozat kur femra i ulet në prehër mashkullit. Është shenja më evidente e jetës së mirë seksuale, nënkupton se ajo është e varur nga ai duke zgjedhur vetë për të qenë ashtu.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kush është “shefi”

Mbajeni mend se mbajtja e duarve në xhepa nënkupton se ndjeheni në ankth dhe pak të turpshëm. Nëse mashkulli e bën këtë, ai nuk është lideri i çiftit. Tani shikoni femrën, ajo qëndron para mashkullit me buzëqeshje, këmbët e pozicionuara ashtu që zënë shumë hapësirë. Kjo gjuhë e trupit na paraqet vetëbesim dhe se ajo është shefi i çiftit.

 

 

 

 

 

 

Njerëz të famshëm

Njerëzit që dëshirojnë të shfaqen plotësisht kanë një qëndrim specifik dhe përplot me vetëbesim të trupit. Mashkulli e mban fortë femrën ndërsa ajo di se si të pozojë që të duket shkëlqyeshëm.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ngjitje

Ajo e vendos dorën mbi supin e tij ndërsa ai e mban dorën në belin e saj. Ky gjest tregon se ky çift janë të ngjitur me njëri- tjetrin, ata janë bashkë dhe të barabartë, pa liderë, pa ndjekës dhe jetojnë në paqe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mburrje

Shumë shpesh, mashkulli e vendos dorën e tij më poshtë sesa beli i saj. Në shikim të parë kjo ka konotacion seksual mirë e vërteta është se kjo sjellje është e mbrotjes së tepërt. Ai dëshiron që të gjithë të dinë se ajo është e tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hap pas hapi

Vendosja e tillë e dorës demonstron kujdes të thellë për femrën dhe faktin që ai mund ta mbrojë atë. Ata ecin hap pas hapi, që nënkupton se janë të fokusuar në njëri-tjetrin duke harruar çdo gjë tjetër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mbrojtës

Ky gjest klasik i femrës që mban krahun e mashkullit tregon varësinë e saj ndaj tij dhe ndjenjën e sigurisë. Mashkulli zakonisht qëndron para femrës, ai e dominon lidhjen dhe tregon se ajo mund të mbështetet në të.

 

 

 

 

 

 

 

 

Alfa mashkulli

Kur një mashkull i ngrit lartë shputat e këmbëve, demonstron vetëbesim të madh. Njerëzit e fuqishëm që sjellin vendime vetë dhe nuk varen nga mendimi i partnerit kanë tendencë të kenë këtë paraqitje. Pozita e femrës është e tërhequr, duart dhe këmbët janë të kryqëzuara, gjë që tregon se ajo është në ankth dhe nuk ndjehet rehat afër tij.

 

 

 

 

 

Burimi / http://www.panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top