Është folur shumë këto ditë për jetën e Dianës. 20 vitet e largimit të saj nga jeta, risollën në vëmendje detaje të harruara të së shkuarës, por nxorën edhe shumë të tjera që nuk ishin thënë më parë. Është më shumë se e njohur marrëdhënia delikate e shpeshherë e padëshiruar mes princit Charls dhe princeshës.
Megjithatë, siç tregojnë fotografitë e sapozbuluara, ka qenë një periudhë fare e shkurtër në jetën e tyre kur kanë qenë të lumtur. Më vonë, pas vdekjes së të shoqes, Charlsi nuk e ka përmendur asnjëherë këtë kohë, përkundrazi, në një letër të shkruar prej tij pas vdekjes së të shoqes e të zbuluar vetëm pak ditë më parë, ka thënë se martesa e tyre i ngjante një tragjedie greke!
Se si ka qenë e vërteta, këtë ka ngelur për ta thënë vetëm princi, por deri atëherë mund të njohim copëzat e tyre të lumturisë në këtë koleksion të rrallë që nuk ishte parë deri më sot!
20 DASHNORËT E DIANËS DHE KEVIN KOSTNER
“Pas ndarjes nga Charls Carlo, Diana pati 20 dashnorë. I pëlqente shumë shoqëria e meshkujve. I pëlqente gjuetia, gjuetia e meshkujve, edhe në rast se ata ishin të martuar. M’u duk pak e çuditshme kur mora vesh se, një periudhë kohe, shoqërohej me aktorin Kevin Kostner, më dukej e çuditshme sepse Diana nuk do të kishte pranuar kurrë të ishte pjesë e një filmi”.
Ai donte ta bindte që të luante te filmi “Bodyguard”. Në atë kohë nuk kisha angazhime të posaçme për sigurinë e princeshës: në pallat Diana ishte e sigurt. Edhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore kishin lidhje jashtëmartesore, por gjithçka ndodhte krejt fshehtësish.
Shqetësimi kryesor ishte që të mos vinin në siklet mbretëreshën”, këto janë fjalët e Dai Davis, ish-zyrtarit të London Metropolitan Police që për tri vite, nga 1995 deri në 1998, komandoi 450 njerëzit e ngarkuar për të mbrojtur ‘kështjellën’. Ai kujton vitet e trazuara që kaloi Diana pas ndarjes nga princi Carlo. Dai Davis ka qenë dëshmitar, i heshtur, i shumë aventurave shpirtërore të Dianës.
Ai flet për herë të parë në një intervistë për revistën “CHI” që do të botohet nesër, më 2 gusht. Në intervistën e gjatë, ish-udhëheqësi i sigurisë, mohon njëherë e mirë dyshimet se princi Harry nuk është i biri i Carlos. “Kur Harry u ngjiz, Diana, dhe majori Hewitt që u bë dashnori i saj, nuk ishin takuar ende dhe asokohe marrëdhënia mes Carlos dhe Dianës ishte pothuajse e mirë. Davis ka qenë në shërbim edhe ditën e tragjedisë në Paris kur princesha humbi jetën.
Ai mohon gjithashtu faktin që princesha ka qenë viktimë e një atentati. “Atë ditë, princesha e ndryshoi itinerarin disa herë, në momentin e fundit. Duhet të nisej për në Itali, por vetëm në çastin e fundit u drejtua për në Paris. Ishte e pamundur të organizoje një atentat me ato ndryshime programi”, thotë ndër të tjera Davis.
Burimi: Panorama Online
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.