Mirëqenie

September 27, 2017 | 9:01

Lumturia është brenda jush

Nëse analizoni veprimet e njerëzve, do të arrini në përfundimin se të gjithë kërkojnë lumturi. Çdo veprim është në fakt një kërkim për lumturinë, edhe nëse në sipërfaqe nuk duket kështu. Nëse ajo që bëni është e kënaqshme dhe ju pëlqen, lind një ndjenjë e lumturisë.

1

Ëndërrat dhe shpresa kontribuojnë në faktorin e lumturisë. Të gjithë njerëzit presin dhe shpresojnë, dhe nganjëherë përpiqen të bëjnë realitet pritjet dhe shpresat, sepse besojnë se realizimi i tyre do t’i bëjë ata të lumtur.

Disa njerëz, shkojnë në ekstrem me kërkimin e tyre për lumturi. Ata kërkojnë rrezik dhe rrezikojnë vetveten, sepse këto akte u sjellin atyre një ndjenjë gëzimi. Ata ngjiten në male të pjerrëta, hyjnë në shpella të pashkelura ose zhyten në thellësitë e oqeanit.

Faktori i lumturisë dikton sjelljen dhe i nxit njerëzit të ndërmarrin veprime. Natyrisht, jo të gjitha veprimet përfundojnë me lumturi. Është faktori motivues, por rezultatet nuk sjellin qëllimin e lakmuar.

Faktori i lumturisë brenda jush

Ne jemi qenie shpirtërore në trup fizik. Pjesa shpirtërore është gjithmonë e lumtur. Është faktori i lumturisë. Mendja dhe mendimet tuaja fshehin këtë esencë lumturie, si një re që fsheh diellin, por është atje gjatë gjithë kohës. Ne kërkojmë lumturi jashtë, sepse ne besojmë se është atje, por është gjithmonë brenda jush.

Pa marrë parasysh se çfarë aktiviteti po bëni, në momentin që përjeton lumturi, ndodh diçka. Nëse është emocion i mbërritjes në majën e një mali të lartë, ngrënia e një tortë të shijshme ose fitimi llotarisë. Ka një element të përbashkët që është gjithmonë i pranishëm.

Në kulmin e lumturisë, ka një ndërprerje të procesit të të menduarit. Ka heshtje të brendshme dhe shqetësimet bien.

Çdo teknikë, e cila ndihmon për të relaksuar mendjen dhe për të qetësuar nxitimin e mendimeve, do të çojë në lumturi. Zhvillimi i përqëndrimit dhe meditimi janë disa nga rrugët kryesore që çojnë drejt këtij qëllimi.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top