Lumturia nuk është e kufizuar vetëm në aktin altruist të dhënies së gjithçkaje pa marrë asgjë. Edhe marrja është një e drejtë, një domosdoshmëri që ushqen zemrën dhe ndërton shtyllat themelore të reciprocitetit.
Dhënia e gjithçkaje për një person tjetër është padyshim një qëndrim fisnik dhe i lavdërueshëm. Por ne duhet ta zbatojmë këtë koncept në kontekstet e duhura: në marrëdhëniet personale ose afektive. Për shembull: dhënia dhe marrja janë pjesë e një rrethi themelor dhe absolutisht të domosdoshëm.
Harmonia e vërtetë është pikërisht në qendër mes dhënies dhe marrjes: vetëm përmes kësaj harmonie ndihesh vërtet i lumtur që jep. Është një situatë që, për fat të keq, nuk shihet shumë shpesh, sidomos në marrëdhëniet në çift.
Padyshim që nuk është çështje e kërkimit të kthimit të favoreve, ose të pritjes me lule pasi të keni bërë një veprim për të tjerët: është zemra jonë që duhet të marrë respekt, njohje dhe reciprocitet. Kur kjo ndodh, ndjehesh i dashur, i mbështetur, më pak vetëm. Pa njohjen e duhur, ndjehesh i vetmuar dhe i pafuqishëm. Problemi është se marrëdhëniet më emocionale e kanë këtë problem: njeri jep gjithçka, dhe tjetri merr shumë pak.
Dashuria e vërtetë, ajo e shpirtit, është një veprim në të cilin dy njerëz të mençur i dhurojnë njëri-tjetrit për të ndërtuar diçka të madhe dhe të qëndrueshme. Dashuria e vërtetë është të dëshirosh lumturinë e personit që do, pa sakrifikuar lumturinë e vetes.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.