Lumturia, mes shumë recetave, natyrale apo jo, pak ose shumë magjike, është një ndër mënyrat e pafundme të mundshme për t’u ndier mirë. Ajo lë pas tronditjen nga një valë gëzimi dhe humor i mirë. Mjaftojnë vetëm disa veprime të thjeshta, të zakonshme në përditshmëri, për ta gjetur atë. Por, në njerëz të ndryshëm, lumturia zbehet. Kjo ndodh si pasojë e mosangazhimeve me punë apo që në pjesën më të madhe të kohës e kalojnë të angazhuar fort para skrivanisë, në studio apo në shtëpi më shumë sesa në zyrë. Mes këtyre personave përfshihet pasiguria për të dalë nga ambientet e mbyllura shtëpi apo zyrë, në vend që shumë herë më mirë është që një pjesë e kohës të shpenzohet më tepër jashtë. Pse është kaq e rëndësishme dhe çfarë përfitimesh vijnë kur shohim dritën e diellit pas orëve të kaluara në brendësi të një ndërtese, shpjegon Gretchen Rubin, psikolog amerikan, autor i “The Happiness Project”. Eksperti na bën të qarta efektet që jep në psikikë jeta në ambientet jashtë, sipas kërkimeve të bëra. Mos e lini veten pa ekspozuar në dritën natyrale. Ky është një nga faktorët e zakonshëm të riskut për shumë njerëz, të cilët ankohen për lodhje dhe një gjendje shpirtërore të vakët, e cila çon në mërzi. Drita është në gjendje të stimulojë prodhimin e substancave kimike në tru, të afta për të përmirësuar humorin dhe rritjen e nivelit tonë të motivimit. Kjo, nënvizon Rubin, vlen edhe për njerëzit që duan të qëndrojnë në shtëpi dhe që nuk duket se vuajnë, veçanërisht kur ata janë të detyruar të kalojnë orë të gjata në zyrë, ose të dalin pak jashtë. Të kalosh kohë jashtë të jep një ndjenjë lirie, rivendos kontaktin me natyrën dhe stinët, rikthen efektin që japin ngjyrat, aromat. Ndjenja bëhet më pak monotone se në mjediset e mbyllura. Nëse është e mundur, përveçse të shkojmë në punë më këmbë, në vend që të bëjmë disa hapa pas drekës ose pas darke, do të ishte mirë, këshillon psikologu, të organizojmë nga koha në kohë shëtitje në natyrë, ose ndoshta të marrim një qen që stimulon daljen nga shtëpia çdo ditë për një shëtitje. Mendoni që më shumë se 93% e kohës në dispozicion në harkun e një dite shpenzohet brenda ambienteve të mbyllura, sipas të dhënave në lidhje me vendet e industrializuara. Pra, le të përpiqemi të paktën në një përqindje të vogël të kësaj pjese të madhe të ‘burgimit’ që ta hapim atë derë dhe të shohim diellin përsëri.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.