Njerëzit e lumtur nuk jetojnë në parajsë, nuk janë imunë ndaj problemeve, por ata vendosin të përqëndrohen në aspektet e jetës që u japin atyre gëzim dhe kënaqësi. Njerëzit e lumtur kanë vendosur të ndryshojnë syzet me të cilat vëzhgojnë botën dhe në vend që të përqëndrohen në gjërat negative, ata preferojnë t’ju japin rëndësi gjërave pozitive.
Çfarë mund të bëni për të qenë të lumtur tani:
- Kontaktoni një mik
Burimi më i madh i lumturisë janë marrëdhëniet ndërpersonale. Koha e kaluar me njerëzit që doni është ilaçi më i mirë për ankthin dhe depresionin
- Praktiko gjysmë ore ushtrime aerobike
Kjo për shkak se ajo stimulon prodhimin e endorfinës, neurotransmetues që gjeneron mirëqenien dhe lumturinë.
- Listo tri arsye për të cilat je mirënjohës
Mirënjohja është një nga çelësat për lumturinë.
- Imagjinoni foton më të mirë të vetes
Të krijosh një imazh pozitiv për veten është një aktivitet shumë pozitiv.
- Vendosini vetes një qëllim që ju të mund ta arrini
Arritja e objektivave na bën të ndjehemi të fuqishëm, gjeneron një ndjenjë kënaqësie për veten dhe rrit besimin në aftësitë tona.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.