Këshilla & Arsye

November 1, 2016 | 10:03

Lumturia? Si të bëni ndryshim për mirë

Ka shumë mënyra që mund të përmirësojnë mirëqenien tonë.

Këtu janë vetëm disa:

Meditoni: Studimet e shumta sugjerojnë se meditimi, duke u përqendruar me vëmendje dhe në heshtje në të tashmen për periudha të caktuara kohore, mund të ndihmojë në pakësimin e ndjenjave të depresionit dhe ankthit.

Udhëtoni jashtë: Një studim ka treguar se një grup studentësh të dërguar dy net në vende të ndryshme, kishin nivele më të ulëta të kortizolit se sa ata që i kaluan të dyja netët në një qytet.

Përfshihuni në aktivitete kulturore: Një studim që analizoi ankthin, depresionin dhe kënaqësinë e jetës e mbi 50.000 të rriturve në Norvegji ofron një lidhje interesante: Njerëzit të cilët kanë marrë pjesë në aktivitete kulturore, në një shfaqje, dramë apo festë në një klub, raportuan nivele të ulëta të ankthit dhe depresioni, si dhe një kënaqësi të lartë me cilësinë e tyre të përgjithshme të jetës.

Shpenzoni para për të tjerët: Një studim i vitit 2008 u dha 46 vullnetarëve një zarf me para, ku gjysma u udhëzua për të shpenzuar para për veten e tyre dhe gjysma tjetër do i shpenzonte për bamirësi apo dhuratë për dikë që njihnin. Pa dyshim, studiuesit zbuluan se ata që dhanë paratë e tyre për të tjerët kishin një nivel më të lartë të lumturisë se sa ata që shpenzuan para për veten e tyre.

Vullnetarizmi: Një tjetër aktivitet për rritjen e shëndetit psikologjik është vullnetarizmi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top