Dëshmi

April 13, 2019 | 8:10

Lushnje, nga baraka në shtëpi/ Si ndryshoi jeta e familjes Saraçi

E mira vonon, por nuk harron. Ndoshta erdhi pikërisht në atë kohë kur familja Saraçi kishte më shumë se kurrë nevojë të kishte një strehë të sigurtë dhe të shëndoshë për familjen e saj. Fati e solli në udhën e “Shqiptarët për shqiptarët”, të cilët edhe këtë herë kanë gëzuar zemrat e bashkëkombasve. Ata kanë realizuar ëndrrën 15-vjeçare të familjes Saraçi, e përbërë prej 4 anëtarësh.

01

Ashtu siç i kishte premtuar, Elvis Naçi së bashku me bashkëshorten, Fatmën, u rikthyen në barakën e familjes Saraçi. “Nuk kam fjalë për kushtet ku banoni” u thotë Elvisi.

0Ai i drejtohet gruas së shtëpisë, Dashurisë: Me ne janë disa miq, do ju takojnë, Fatma do ju shoqërojë për t’u marrë fëmijëve disa rroba të reja.

Por Fatma nuk i ka mbajtur dot lotët pasi preku nga afër realitetin e dhimbshëm të familjes Saraçi.

Ndërkohë Sidrit Bejleri dhe producenti ekzekutiv i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Ilir Hoxholli bisedojnë me anëtaret e familjes Mara. “Super surprizë”, i thotë Sidriti, zotit Venetik Mara.

02

“Nuk kemi bërë ndonjë jetë luksi, por ne kemi vuajtur shumë, pse të vuajnë edhe kjo familje. Mua me del nga shpirti, duam ta bëj këtë”.

2

Elvisi: Me ne kanë ardhur një zonjë dhe një zotëri. Venetiku dhe Donika kanë ardhur me ne.

Donika: Sa vite keni në këtë vend?

Petriti: 15 vjet këtu, kam dy djem dhe një vajzë.

Donika: Po ku flini këtu?

Petriti: Unë fle jashtë në verë dhe dimër.

Elvisi: Këtu nuk rrihet shumë, na u mor fryma.

Sidriti: Si në vagon treni më duket…

Donika: Nuk merrni as asistencë? Asgjë? Asnjë nuk ju ndihmon? Mos u mërzisni mos qani.

Dashuria: Na shpërtheu bombola thashë le të digjem brenda, nuk e dua me jetën! Me nxori komshiu me shpejtësi.

Elvisi: Kemi ardhur këtu për ndihmë.

Dashuria: Nuk dua luks, të kishim një dhomë ku flemë të gjithë, dua të kem ujë brenda, ai vjen nga puna bie erë.

Elvisi: Këtu nuk jetohet asnjë minutë, do dalim tani, së bashku, nuk e kuptoj se si ju qëndroni brenda. Nuk ju lëmë dot këtu brenda…

4

Por çfarë do të ndodhi me familjen Saraçi?

“Shqiptarët për shqiptarët” kanë bërë të lumtur familjen Saraçi në Karbunarë të Lushnjes. Elvisi mori familjen në makinën e tij dhe po udhëtojnë, por ata nuk e dinë se ku do të shkojnë.

Elvisi: Shqiptarët janë njerëz të mirë, po kanë nevojë për modele të mira. Ata e duan modelin e mirë por nuk shikojnë shumë modele të mira, ju mos u mërzisni se ju do ta ndjeni dorën e ngrohtë të shqiptarëve.

3

Në banesën e dhuruar në Golem të Lushnjes i pret Fatma, e cila u jep lajmin e mirë se shtëpia tashmë është për ta! Kjo banesë është mobiluar enkas për ta. Shtëpia e re e ngrohtë dhe plot dritë do u ndryshojë jetën përgjithmonë!

“Megi bashkë me familjen e saj ju dhuron këtë shtëpi”.

1

Marisoli: Babi kjo është shtëpia jonë, nuk do flesh më përjashta?

Elvisi: Petrit ke ardhur në shtëpinë tënde! Kjo zonjë dhe ky zotëri ua kanë dhuruar këtë shtëpi!

Donika: Të rrini gëzuar!

Emocionet e kryefamiljarit kanë qenë të forta: as e ëndërroja ndonjëherë të kisha shtëpi.

Elvisi: Ta gëzoni dhe të jetoni të lumtur, larg skëterrës që jetonit!

Elvisi: Kjo është mrekullia e shqiptarëve!

5

6

 (BalkanWeb)

 

https://www.youtube.com/watch?v=rd5gnvVtjsw

https://www.youtube.com/watch?v=Weo_8_O61JQ

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top