Aktualitet

September 10, 2023 | 16:02

Lutemi për Marokun, pas sprovës së madhe natyrore

Një tërmet i fortë ka goditur Marokun mbrëmjen e së premtes. Me magnitudë 7 të shkallës Rihter, tërmeti shkatërroi rajonin e Marrakech. Numri i të vdekurve është dramatik: mbi dymijë janë të vdekur dhe po aq të plagosur. Në orën 22:11 me orën lokale të së premtes 8 shtator 2023 (00:11 me orën tonë të shtunën më 9) Maroku u godit nga një tërmet shkatërrues 6.8 ballë me epiqendrën e tij pranë Oukaimden, një komunë rurale në provincën e Al Haouz.

m

Kohëzgjatja e goditjes kryesore ishte rreth tridhjetë sekonda. Tërmeti, i cili ndodhi rreth 70 kilometra në jugperëndim të Marrakeshit, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) ka ndodhur në një thellësi prej 18.5 kilometrash, me një diferencë gabimi prej +/– 3,5 kilometra. Agjencia sizmike marokene tregoi një hipoqendër prej 8 kilometrash, ndërsa Qendra Sizmologjike Evropiane prej 10 kilometrash.

 

BE i dërgon letër mbretit të Marokut: “Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë dhe t’ju mbështesim”

27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së i kanë dërguar një letër mbretit të Marokut Mohammed VI duke shprehur ngushëllime për humbjen e tmerrshme të jetëve njerëzore që ka goditur vendin. “Si miq dhe partnerë të ngushtë të Marokut, jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë që mund ta shihni të dobishme.”

Tërmeti në Marok ndër 15 më të mëdhenjtë në botë Tërmeti që goditi Marokun rrezikon të jetë ndër 15 tërmetet më të rëndë në botë, për nga numri i viktimave, të dy dekadave të fundit, që nga fillimi i vitit 2000.

m2

Tërmeti i krahasueshëm me atë të Irpinisë në vitin 1980

Tërmeti në Marok ishte “jashtëzakonisht energjik, pothuajse i barabartë me tërmetin në Irpinia të vitit 1980″, i cili ishte me magnitudë 6.9, tha Carlo Doglioni, president i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Në tërmetin që ndodhi në Marok, u lëshua energji shumë e fortë, por nuk është në nivelin e tërmetit në Turqi të shkurtit 2023, më tej Doglioni vëren: “Tërmeti në Turqi shkaktoi shkatërrimin e 200,000 ndërtesave dhe 50,000 të vdekur, mbi një sipërfaqe prej 50,000 kilometra katrorë. Në rastin e Marokut sipërfaqja e përfshirë është më e vogël.”

m3

Thyerja e pllakave në tërmetin në Marok

Tërmeti në Marok ndodhi në zemër të pllakës afrikane, rreth 550 kilometra nga pika e kontaktit me pllakën euroaziatike. Thyerja ndodhi nën Atlasin e Lartë Maroken (ose Grand Atlas), një varg i madh malor në të cilin spikat mali Jbel Toubkal, i cili është pothuajse 4200 metra mbi nivelin e detit. Nën këtë kompleks në Afrikën Veriore ka thyerje të shumta rrëshqitëse dhe shtytëse: të parat janë thyerje në koren e tokës të karakterizuara nga një plan vertikal i thyerjes, në të cilin zhvendosja e blloqeve shkëmbore ndodh horizontalisht (në mënyrë paralele ose të kundërta) nën presionin e  forcave tektonike. Këto të fundit janë të lidhura me forcat shtypëse, të cilat i shtyjnë shkëmbinjtë të kalojnë mbi njëri-tjetrin. Sipas USGS, të dhënat e mbledhura deri më tani sugjerojnë këputjen e një thyerjeje të pjerrët tërthore të thellë, të drejtuar nga veriperëndimi ose një çarje të zhdrejtë të kundërt të cekët të drejtuar nga lindja.

m4

Tërmetet e dhunshme “të rralla por jo të papritura”

Maroku, dhe në veçanti pjesa veriore e vendit, konsiderohet të jetë në rrezik të lartë sizmik kryesisht për shkak të pranisë së thyerjeve të mëdha të shtytjes, të lidhura me ndërveprimet midis pllakave afrikane dhe euroaziatike. Aty pranë është Thyerja e Transformimit Azores-Gjibraltar (AGFZ), përgjegjës për tërmetet e mëdha dhe cunamit që kanë goditur dhunshëm Gadishullin Iberik dhe Afrikën Veriore në shekujt e fundit. USGS tregon se në zonën e tërmetit pllaka afrikane po lëviz 24 milimetra çdo vit drejt perëndimit në krahasim me pllakën euroaziatike.

m1

 

Burimi Fanpage / Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top