Dëshmi

October 27, 2018 | 8:32

Lutjet e Dajanës, vajzës që vuante nga skolioza, u dëgjuan, sot ajo gëzon shëndet të plotë dhe jeton si gjithë bashkëmoshataret e saj (Video)

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 e nisën sezonin e ri të premten  e kaluar me historinë e Dajanës, 13-vjeçares që vuante nga një masë e stërmadhe tumorale dhe skolioza në Vlorë. Vajza lutej të kishte një jetë normale si moshatarët e saj. Lutja u dëgjua nga “Shqiptarët për shqiptarët”.

Të vetmin që mund të kujdeseshin për të ishin gjyshi dhe gjyshja sepse prindërit nuk i kishte njohur kurrë. Ajo kishte nevojë të menjëhershme për operacion sepse çdo ditë që kalonte kthehej në rrezik për të, masa tumorale që i ishte shfaqur kur ishte e vogël nuk lejonte rritjen e saj.

Gjyshja, shokët e klasës dhe mësuesja e saj Vera Zaho kërkuan ndihmën e emisionit të shqiptarëve të cilët reaguan menjëherë duke i mundësuar operacionin dhe duke i shpëtuar jetën.

Elvis Naçi në vizitën surprizë që i bëri në banesën e saj solli me vete edhe ambulancën. Vajza u operua gjashtë orë rresht  nga një ekip me mjekë të huaj dhe shqiptarë.

 

Ndërhyrja ishte e komplikuar por fatmirësisht gjithçka përfundoi me sukses të plotë. Dajana është vajzë e fortë dhe e përballoi trimërisht gjithë fazën pas operacionit, madje mblodhi forcat dhe erdhi në studion e shqiptarëve për të na ngrohur zemrat duke na thënë se tashmë ndihej si çdo moshatare e saj.

Dajana ka marrë mijëra komente dhe mesazhe inkurajuese nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit pasi historia e saj bëri jehonë dhe preku shumëkënd.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top