Një studim i kryer nga studiues të Universitetit të Rutgers (Shtetet e Bashkuara) tregoi se disa produkte flokësh, të tilla si boja ose keratina, rrisin rrezikun e kancerit të gjirit. Ky rrezik shoqërohet me një sërë faktorësh, disa prej të cilëve janë gjenetikë dhe disa të tjerë të lidhur me stilin e jetës (abuzimi me pijet alkoolike, pilulat e kontrollit të shtatzënisë dhe disa forma të terapisë për zëvendësimin e hormoneve).
Aktualisht ka prova kontradiktore mbi mundësinë që disa produkte të flokëve mund të përmbajnë kimikate kancerogjene. Një pjesë e testeve vijnë nga studimet e kryera duke përdorur bojëra flokësh. Studiuesit analizuan të dhëna nga 4285 gra të moshës 20 deri në 75 vjeç, 2280 prej të cilave vuanin nga kanceri i gjirit (1508 gra të zeza dhe 772 gra të bardha), ndërsa 2005 të tjerat nuk vuanin nga kanceri (1290 gra të zeza dhe 715 bardhë).
Shkencëtarët kanë studiuar lidhjet midis rrezikut të kancerit të gjirit dhe përdorimit të produkteve të flokëve, me një theks të veçantë në përdorimin e bojërave dhe produkteve për zbutjen e flokëve. Ekzaminimi i të dhënave zbuloi kufizime të konsiderueshme midis një rreziku të shtuar të kancerit të gjirit dhe përdorimit të bojërave të flokëve, megjithëse rezultatet ndryshuan mes grave të bardha dhe atyre të zeza.
Për gratë e zeza, përdorimi i bojërave të flokëve me ngjyrë të errët shoqërohet me një rritje të rrezikut të kancerit të gjirit. Për gratë e bardha, përdorimi i produkteve për rregullimin e flokëve shoqërohet me një rrezik të shtuar të kancerit të gjirit.
Në përfundim të studimit autorët mbështetën idenë që kufizimi i përdorimit të produkteve të caktuara të flokëve, ul rrezikun për kancer gjiri. “Është e qartë,” shtoi studimi, “që studime të mëtejshme mbi produktet e flokëve janë të nevojshme për të identifikuar ndonjë agjent specifik të lidhur me rrezikun e kancerit të gjirit.”
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.