Thënie

January 10, 2017 | 13:10

Lypsari dhe Perandori i dashurisë…

Nga Erion Selmani, shkrimtar

A jemi lypsar dashurie? Po jemi. A mund të bëhemi “perandorë” dashurie? Po. Edhe kjo është e mundur. Lypsari është ai që kërkon të marrë kënaqësi në çdo lloj mënyre nga partneri/ja. “Perandori ose perandoresha” është personi që jep lumturi, dhuron dashuri edhe kur nuk merr asgjë të këndshme në këmbim. Madje nuk niset për të marrë, por e nis aksionin me qëllim që të dhurojë dashuri. Lypsari kërkon të marrë, perandori përpiqet të dhurojë.

SONY DSC

Nga sa kam përjetuar, është mjaft bukur kur sillesh si perandor. U jep të tjerëve lumturi, e pret i qetë, pa këmbëngulur, të marrësh shpërblim. Për çudi kur ke hequr dorë nga shpërblimi, vjen dhurata. S’di pse, por ka të ngjarë të marrim më shumë kur nuk pretendojmë asgjë. Madje kur pretendojmë, ndodh shpesh që nuk marrim asgjë. Veçse jo gjithmonë është e mundur. Jo rrallë ndodh që perandori zëvendëson lypsarin, e anasjelltas. Në dashuri edhe roli i lypsarit, edhe i perandorit janë thuajse të pandashëm, se varet nga situata. Kur dashuron çmendurisht, bëhesh edhe lypsar… i pafajshëm. Sepse nuk është as faj e as vepër penale të japësh apo të marrësh dashuri. Praktiko të japësh dashuri, të dhurosh emocione të bukura, e do marrësh gjërat më të mrekullueshme. Ndoshta nuk ta shpërbleu personi nga i cili prisje diçka, por çuditërisht, dikush tjetër do të japë atë kënaqësi që të mohuan padrejtësisht, ata mosmirënjohësit.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top