Adoptimi i një mace zgjat jetën. Në fakt, sipas hulumtimeve të ndryshme, kontakti me macet rezultoi të kishte efekte shumë të dobishme, veçanërisht tek pacientët që vuanin nga zemra. Për këtë arsye, Fondacioni Iseni dhe Centro Cuore Malpensa, që vitin e kaluar kishin filluar një terapi me kafshët shtëpiake me adoptimin falas të qenve, tashmë ka ndërmarrë të njëjtën iniciativë me macet.
“Përfitimet kryesore kanë të bëjnë me sferën e çrregullimeve të lidhura me stresin dhe depresionin dhe sindromën anksiogjene,” shpjegon Andrea Macchi, drejtori i fondacionit, i cili nga ana e tij adoptoi një mace. Kontakti me qimet e maceve prodhon oksitocinë, hormonin e lumturisë. Në dallim nga qeni, vështirësia e maceve për t’i besuar qenies njerëzore stimulon vetëkontrollin dhe angazhimin në marrëdhënie. Kontakti me qimet është i këndshëm dhe relaksues, ai vepron në një mënyrë pozitive në rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut. Pra, e gjithë kjo prodhon përfitime të mëdha në një nivel kardiovaskular, duke përmirësuar dhe zgjatur jetën e njeriut”.
“Ne kemi vendosur të fillojmë, përmes Fondacionit Iseni, ku sillen macet e braktisura. Ne do t’ua propozojmë birësimin e tyre, atyre që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, – njofton presidenti Fabrizio Iseni. Një zgjidhje me përfitim të dyfishtë: së pari, zgjat jetën e të sëmurëve dhe nga ana tjetër u jep një shtëpi maceve të braktisura, të cilat në këtë mënyrë do të kenë një familje dhe do të shpërblejnë çdo dashuri që marrin, duke u dhënë më shumë vite jetë atyre që kujdesen për ta”.
Burimi / https://www.ilmessaggero.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.