Këshilla & Arsye

November 29, 2016 | 10:26

Madhësia e bebes së syrit mund të përcaktojë inteligjencën tuaj

Një zbulim i ri, i bërë nga psikologu Jason S. Tsukahara, së bashku me një ekip të studiuesve, i cili  tregon se sytë e një personi, më saktësisht madhësia e bebes së syrit, mund të zbulojnë nivelin e inteligjencës.

1

Është e njohur se madhësia e bebëzave ndryshon me kalimin e kohës, për shkak të ndryshimeve në gjendjen emocionale dhe njohëse. Në vitet 1960 u bë e qartë për psikologët, se madhësia e bebëzave është e lidhur më shumë me sasinë e dritës që hyn tek sytë. Madhësia e bebëzave pasqyron edhe proceset e brendshme mendore. Studiuesit kanë zbuluar një lidhje pozitive mes madhësisë së bebëzave dhe aftësive njohëse. Sipas tyre, madhësia e bebëzave mund të ndikohet nga faktorë të tjerë, dhe në këtë rast mund të jetë një nivel i lartë i norepinefrinës, një neurotransmetues.

Pavarësisht nga këto rezultate, shumë studime duhet të bëhen që të demonstrojnë se korrelacioni është në fakt i vërtetë, sidomos duke pasur parasysh se ka shumë faktorë të tjerë që tregojnë nivelin e IQ (Testit të Inteligjencës).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top