Dëshmi

December 12, 2019 | 8:34

Magjia e festave, njihuni me çiftin që jeton me 350 pemë Krishtlindjeje…

Kur dashuria për Krishtlindjen kapërcen çdo kufi… një çift jeton gjatë gjithë vitit me 350 pemë Krishtlindjeje në shtëpi, të gjitha të dekoruara dhe të ndriçuara. Kjo është mënyra e veçantë se si çifti gjerman ka vendosur të mobilojë shtëpinë e tyre.

Pemë në dhomën e ndenjes, pemë në kuzhinë, pemë në dhomë gjumi, pemë në banjë dhe kudo ku ka hapësirë për to. Një pasion i çiftit që i bëri ata të thyejnë rekordin botëror. Thomas Jeromin nuk ka asnjë pemë njësoj me të tjerat. Ai ka dekoruar secilën prej tyre në mënyra të ndryshme, duke ndjekur tema dhe ngjyra të larmishme, kjo gjë ka bërë që ai të përdorë 50.200 topa Krishtlindjeje dhe 18,000 drita.

Projekti në të vërtetë filluar dhjetë vjet më parë dhe pa shumë entuziazëm nga ana e Susanne, gruaja e Thomas, e cila shpesh e kishte kundërshtuar dëshirën e burrit të saj, duke kërcënuar se do të largohej nga shtëpia. 

Një gjyqtar i Institutit Gjerman të Rekordeve kohët e fundit deklaroi se ky çift ka thyer rekordin botëror:

“Është rekord botëror numri i pemëve të Krishtlindjes të dekoruara në një vend. Vendi, në këtë rast, është shtëpia e familjes Jeromin. Ai ka 350 pemë Krishtlindjeje të dekoruara në shtëpi dhe natyrisht është një rekord. Askush në botë nuk ka kaq shumë pemë Krishtlindjeje të dekoruara në shtëpi”.

Por Thomas Jeromin nuk do të ndalet dhe mendon që në vitin 2020: të thyejë rekordin e tij dhe të dekoroj 500 pemë Krishtlindjeje. Gjithashtu nuk duhet harruar se pasioni i tij ka edhe kosto; deri më tani çifti ka investuar diku te 25,000 – 30,000 euro.

 

 

Burimi / www.chedonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top