Marrëdhënie

March 10, 2020 | 8:17

Magjia e fjalëve të nënës, fëmijët ndjejnë dashurinë

Kur djali ynë i madh nuk ishte mirë me shëndet, një psikiatër na dha një dhuratë të madhe. Ai na tregoi në lidhje me një eksperiment që u zhvillua në Angli. Ishte një ritual i thjeshtë që nënat e fëmijëve të sëmurë bënin çdo natë. Kur fëmija flinte prisnin që ata të hynin në gjumin e thellë dhe pastaj pëshpërinin këto fjalë të thjeshta për fëmijën e tyre:

1

“Të dua. Unë jam krenar për ty. Sa e kënaqur jam që je fëmija im. Ju jeni fëmija më i mirë për mua.”

Rezultatet ishin interesante.

Fëmijët me të njëjtën diagnozë, mirëpo që nuk dëgjuan pëshpëritjet e nënave të tyre, kishin një kohë rikuperuese më të gjatë sesa fëmijët që dëgjuan zërin e ëmbël të nënës. Kjo është magjia e fjalëve të një nëne.

Çfarë realisht ofron kjo pëshpëritje?

  • Fillimisht ndjenjën e intimitetit, kohën e veçantë me fëmijën tuaj, që mes punëve të përditshme mund edhe të harroni.
  • Komunikimi ndonjëherë edhe mund të pengohet. Mirëpo natën, ju keni gjithë vëmendjen e tyre dhe mund të komunikoni gjëra të rëndësishme.
  • Dhe me e rëndësishmja, fëmijët ndjejnë dashurinë tuaj. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të dëgjojnë sesa shumë i doni dhe njëkohësisht të ndihen të veçantë, vetëm pse janë fëmijët tuaj.

I përqafoni ata, i puthni, u përkëdhelni flokët… Këto janë momentet që do të kujtojnë në jetë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top