Shkenca e preparateve kozmetike në botë, ka sjellë një përparësi në zhvillimin e formulave bio-aktive për mbrojtjen dhe mirëqenien e njeriut. OlaPlex është një nga ato formula, e cila i ka dhënë jetë rindërtimit të flokut, falë kimisë së zbuluar nga dy shkencëtarë të njohur, Craig Hawker dhe Eric Pressly. Ekskluzivitetin e përfaqësimit në Shqipëri e ka një emër, “Ndreu Hair Solutions” me administrator Eduard Ndreun. Mbi historikun e këtij preparati çudibërës, filozofinë e tij në mbarë botën perëndimore dhe sesi erdhi ai në Shqipëri, vjen në detaje rrëfyer nga vetë përfaqësuesi shqiptar Ndreu.
Cilët jeni?
Ne jemi të rinj në tregun e Shqipërisë ashtu si dhe vetë Olaplex. Dhe kush më mirë se një i ri mund ta mbështesë këtë produkt inovativ që ka bërë botën të flasë për të. Kompania jonë quhet NDREU HAIR SOLUTIONS dhe fillimet tona i kemi në Dhjetor 2015. Synimet tona janë të qarta, të sjellim në Shqipëri atë që mungon, zgjidhjet më të mira për flokun e çdo femre shqiptare.
Si u krijua Olaplex?
Themelues i Olaplex është Dean Christal. Ai ishte duke bërë një kërkim në lidhje me qelizat staminale dhe erdhi në kontakt me një grup shkencëtarësh që ishin në zhvillim e sipër të disa produkteve revolucionare mjekësore. Në vazhdim të bashkëpunimit të tyre në lidhje me një projekt për produkte flokësh, ai u takua me Craig Hawker dhe Eric Pressly, dy nga kimistët më të njohur botërisht PHD për materiale dhe në kimi. Në atë kohë, Dean u tregoi për nevojat e femrave për të bërë ndryshime në flokët e tyre pa frikën e dëmtimit të flokut. Për ta, kjo ishte e thjeshtë. Krijuan Olaplex brenda një nate! Nuk ishin marrë më parë me industrinë e parukerisë, kështu që kishin një vizion të ri mbi ndërtimin analitik të flokut nga çfarë njihnim më parë.
Çfarë është në të vërtetë Olaplex-i?
Ndërtimi kimik i flokut përbëhet nga proteina A. Për një qëndrueshmëri të lartë të këtyre molekulave, aminoacidet formojnë lidhje. Gjatë shërbimeve të ndryshme të flokut si dekolorime, bojë, permanent etj., këto lidhje disulfide thyen-këputen me rezultat dobësimin serioz të flokut. Olaplex është një produkt inovativ që rilidh këto lidhje disulfide, duke e bërë flokun të fortë dhe të shëndetshëm gjatë terapisë ,por dhe më pas.
Cili është ndryshimi i Olaplex me Plexa të tjerë?
Olaplex është produkti inovativ i vetëm me patentë për flokët. Plexat e tjerë thjesht mundohen të kopjojnë Olaplex-in. Nuk e përmbajnë lidhjen kimike të Olaplex, por vetëm silikon dhe vajra, të cilët thjesht mundohen të mbulojnë momentalisht flokun.
Cili është sipas jush përdorimi më i rëndësishëm i Olaplex?
Përdorimi i tij së bashku me dekolorantin mendoj se është më i rëndësishmi. Të arrish me siguri të hapësh ngjyrën e flokut dhe të ndërrosh menjëherë ngjyrë, mendoj se është shumë e rëndësishme për një femër që ka nevojë për një ndryshim të menjëhershëm. Deri më sot ekzistonin limite dhe frikë. Sot ekziston Olaplex.
Mendon se Olaplex ka futur një filozofi komplet të ndryshme dhe të re në industrinë e parukerisë, duke ngritur njëkohësisht dhe standardin?
Pyetje interesante! Përsa i përket artistëve të parukerisë, mendoj se Olaplex-i ka dhënë shpresën për kimi të reja, të disponueshme dhe krijimin e veglave e metodave të reja për sigurinë dhe arritjen 100% të rezultateve në punën e tyre. Olaplex është një thirrje për shumë prodhues. Nëse nuk je i pari, nuk do mbijetosh!
A do të kemi produkte të tjera që do të na surprizojnë si Olaplex?
Olaplex është duke përgatitur një produkt që do të qarkullojë së shpejti dhe fuqia e tij është shumë e rëndësishme si një vegël profesionale në duart e parukierit.
Çfarë do t’i thoje konsumatorit që t’i drejtosh drejt magjisë së Olaplex?
Olaplex u përhap në të gjithë botën “gojë më gojë”. Pa asnjë reklamë, pa testera, pa shitës kemi arritur në një numër të madh parukerish në Shqipëri për një kohë shumë të shkurtër. Olaplex nëpër botë nga vera e 2014 ka arritur në çdo cep! Ka 1,000,000 ndjekës në instagram me mbi 2,700,000 hashtags. E vetmja mënyrë e mundshme që të transmetohet dhe të dashurohet kaq shumë një produkt pa reklamë është që ia vlen me të vërtetë! Kjo është mënyra më e sinqertë për ta kuptuar konsumatori fuqinë e Olaplex.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.