Dëshmi

September 19, 2025 | 17:30

Magnezi është ushqim, JO ilaç! Magnesium.al ju ndihmon të zbuloni mrekullitë e këtij minerali! Intervistë me themeluesin, ing.Polimer Palis

Magnezi nuk është ilaç, është ushqim. Rregulloret e Bashkimit Europian EFSA kanë klasifikuar qartë suplementet ushqimore të magnezit, përdorimin, dobitë dhe rreziqet e mundshme të përdorimit të këtyre suplementeve. Llojet e ndryshme të magnezit tregtohen në formë pluhur, kapsulë dhe tableti, që është forma kryesore farmaceutike. Forma më e përthithshme është pluhuri, dhe më pas kapsulat vegjetale. Tabletat në pjesën më të madhe të masës kanë shtesa, mbushësa, konservantë dhe aromatizues.

12-copy

Të gjithë jemi në kërkim të qetësisë shpirtërore por edhe fizike. Çfarë rëndësie ka realisht magnezi për trupin tonë?

Magnezi është minerali kryesor në trupin e njeriut. Është pjesëmarrës në rreth 700 procese enzimatike, ose në 80% të proceseve jetësore. Aktivizon ATP, molekulën që është përgjegjëse për prodhimin e energjisë trupore. Pa magnez nuk ka energji, është kaq e thjeshtë. Në këtë mënyrë ndikon në ripërtëritjen e qelizave dhe të neuroneve të trurit.

 

Prej vitesh jemi konsumatorë, përpiqemi të zgjedhim burime të sigurta bio (farmaci). Realisht cili është përfitimi real i magnezit organik nga ai farmaceutik?

Faktikisht, duke qenë pjesa qendrore në molekulën e klorofilës, magnezi duhet të ndodhet në të gjitha produktet bujqësore, kryesisht në pjesën jeshile të tyre. Por me plehërimin e tokës nda plehrat kimike, mineralet që përbëjnë plehrat kimike si kaliumi, e spostojnë magnezin dhe në vend të tyre futen ato. Normalisht, produktet biologjike duhet të kenë më tepër magnez, por kjo do të kërkonte që tokat të mos përdorin plehra kimike. Gjithashtu, edhe shirat acide bëjnë që toka ët varfërohet nga magnezi. Magnezi organik, në kuptimin e mirëfilltë, duhet nxjerrë nga jeshillëqet, gjë që është shumë e vështirë dhe jo rentabel. Komponimet e magnezit ndahen në komponime organike dhe inorganike. Ato organiket janë më të përthithshme nga organizmi. Kështu që, pavarësisht se mund të shiten në farmaci ose jo, duhet të kërkojmë format organike të magnezit, të cilat janë më biodisponibël për trupin. Duhet të kemi parasysh një nocion shumë të rëndësishëm: “Magnezi është ushqim, JO ilaç”.

 

Si lindi ideja për ta sjellë linjën tuaj më afër të interesuarve?

Sillu me tjetrin si dëshiron të sillen të tjerët me ty! Mua më pëlqen që të gjej materiale informuese dhe të sakta. Kjo është ajo që edhe unë dua të bëj për të tjerët. Kështu që vendosa të ndaj ato informacione kaq të vlefshme, që kam arritur të grumbulloj, si nga ana teorike edhe ato që kam parë dhe vazhdoj të shoh në praktikën e përditshme, nga personat që ushqehen me magnez. Të jetojmë shëndetshëm nuk është edhe aq e vështirë sa duket. Kërkohet së pari të jemi të informuar për të bërë zgjedhjet e duhura. Magnezi është ushqimi më i mirë, më i lirë, por më pak i njohur dhe i përdorur.

 

Ku e siguroni magnezin e duhur? Cili është ndryshimi nga ai farmaceutik?

Magnezin e përgatis duke u nisur nga lëndë të para cilësore dhe të certifikuara. Kam ndërtuar një linjë të vogël artizanale por shumë profesionale për këto prodhime. Siç fola më lart, ka forma organike dhe inorganike në magnezit. Magnezi shitet edhe në farmaci, por edhe në linja të tjera tregtimi. Ritheksoj, Magnezi nuk është ilaç, është ushqim. Rregulloret e Bashkimit Europian EFSA kanë klasifikuar qartë suplementet ushqimore të magnezit, përdorimin, dobitë dhe rreziqet e mundshme të përdorimit të këtyre suplementeve. Llojet e ndryshme të magnezit tregtohen në formë pluhur, kapsulë dhe tableti, që është forma kryesore farmaceutike. Forma më e përthithshme është pluhuri, dhe më pas kapsulat vegjetale. Tabletat në pjesën më të madhe të masës kanë shtesa, mbushësa, konservantë dhe aromatizues.

 

Kur duhet nisur magnezi, mosha, kategoritë? Po fëmijët kur kanë nevojë ta marrin?

Është si të themi: kur duhet të fillojmë të hamë vezë ose të pimë ujë. Ushqimi më i mirë, që është magnezi, duhet të jetë në tryezën tonë gjithë kohën dhe për të gjitha moshat. Organizata

Botërore e Shëndetësisë, Enti Europian i Shëndetit, kanë nxjerrë direktivat e tyre me sasitë minimale të magnezit sipas kategorizimit të grupmoshave. Në praktikë, shpeshherë kërkohen sasi më të mëdha se këto nevoja minimale ditore, por të paktën të fillojmë të marrim këto që janë shkruar në këto direktiva.

 

Është magnezi një lloj “hormoni” nëse mund ta quajmë kështu, rëndësinë e tij për trupin tonë?

Magnezi nuk është hormon, është mineral. Por është mrekullibërës n.q.s shohim efektet përfituese që sjell në trupin tonë përdorimi i tij. Nuk mund të flasim sa duhet për rëndësinë e këtij minerali të jashtëzakonshëm në trupin tonë. Çdo vit që kalon sjell me vete studime të reja, që konfirmojnë se ky mineral, ky ushqim, është i mrekullueshëm për jetën i dhe shëndetin tonë.

 

Çfarë tjetër korrigjon apo përmirëson në trupin tonë?

N.q.s është në sasinë e duhur në trup, magnezi bën që pjesa dërrmuese e ekuilibrave bio-kimike të jenë siç duhet. Sipas studiuesve, nëse do të ishte në parametrat e kërkuara në trup, nuk do të ekzistonte shkaku për 32 sëmundje ose patologji të klasifikuara si të tilla. Një studiues e ka komentuar kështu rolin e magnezit në trup, duke e quajtur mësuesi në klasë. N.q.s në një klasë me 18 nxënës mungon 1 nxënës, procesi mësimor zhvillohet normalisht. Edhe nëse mungojnë 2,5 apo 7 nxënës, mësimi zhvillohet po njësoj. Por n.q.s mungon mësuesi, në klasë krijohet një çrregullim total. Magnezi është si ky mësues.

 

Ka nevojë për një kontroll laboratorik para se ta marrim magnezin, apo mund të përdoret pa problem?

Natyrisht që do të ishte mirë, por sipas studiuesve, për shumë shkaqe, disa nga të cilat të përmendura këtu, rreth 70-80% e popullsisë janë deficitare në magnez. P.sh: shenja të tilla

si: ngerçet muskulore, tiket tek sytë, nervozizmi dhe shpërthimet e pakontrolluara të zemërimit, janë sinjale evidente të mungesës së theksuar të magnezit. Gjithashtu edhe gratë në pre dhe menopauzë janë në deficencë magnezi. Analiza e magnezit në trup është pak e komplikuar, por mund të arrihet në një vlerësim të kënaqshëm edhe nga analiza e gjakut e quajtur RBC Magnez. Duke qenë se magnezi konsumohet me shpejtësi të madhe nga proceset trupore, shumë-pak do të ishin personat që i kanë rezervat trupore të mbushura, dhe që ia dalin të përballojnë njëkohësisht edhe konsumin ditor të magnezit. Magnezi konsiderohet i parrezikshëm nga autoritetet shëndetësore, edhe në rast marrje sasie më të madhe se ajo e rekomanduar.

 

Ka një periudhë të caktuar që mund të përdoret magnezi, apo mund ta marrim gjithë kohën?

Është si të themi, sa kohë mund të rrimë pa ujë. Mund të rrimë për disa dite, mund të pimë

edhe nga pak çdo ditë, por kjo do të akumulonte problematika të cilat kulmojnë me patologji të rënda. Kështu edhe magnezi, është si uji në trupin tonë.

 

Si mund t’ju gjejnë të interesuarit për të marrë edhe përgjigje të tjera në interes të përdorimit të magnezit të duhur?

Nëpërmjet faqes web: www.magnesium.al dhe instagram: magnesium.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top