Këshilla & Arsye

August 30, 2018 | 10:29

Magnezi si antidepresant, mineral i shkëlqyer për probleme psikologjike, biologjike dhe sociale

Përgatiti Aida Shquti

Magnezi është një mineral i cili përfshihet në mbi 300 reaksione biokimike në trup. 25 gram magnez gjendet në trupin e njeriut, ku më shumë se gjysma është vendosur në kocka dhe pjesa tjetër tek muskujt dhe indet. Magnezi është një rregullator i sistemit nervor, i cili ndihmon në reduktimin e hormonit të stresit, ul nivelin e sheqerit në gjak, i cili nëse është në sasi të larta, bën që ta kemi të vështirë të qetësohemi.

1Nëse vuani nga pagjumësia, ankthi, stresi dhe depresioni i ardhur si rezultat i shkaqeve psikologjike, biologjike dhe sociale, magnezi është minerali i shkëlqyer që ju duhet.

Një studim i kryer në vitin 2017 analizoi efektivitetin e magnezit në mjekimin e depresionit. Studimi tregoi se suplementet e magnezit mund të përmiresonin simptomat e depresionit në mënyrë drastike në vetëm 2 javë, pa asnjë efekt anësor të ngjashëm me ato të mjekimeve të tjera për depresion.

Magnezi është gjithashtu çelësi për funksionimin e duhur të pjesëve të tjera të trupit dhe thelbësor për mbi 300 reaksionet biokimike që ndodhin në trupin e njeriut.

Duke konsumuar magnez çdo ditë, ju nuk do të trajtoni vetëm depresionin, por edhe do të përmirësoni performancën tuaj fizike, do të parandaloni osteoporozën, do të kontrolloni diabetin, do të zvogëloni rrezikun e atakut në zemër, do të ndihmoni tretjen dhe do të kontrolloni presionin e gjakut.

Por cila është sasia e duhur ditore që rekomandohet të konsumohet?

magnesium-tinnitus-fbStudimi i lartpërmendur kërkonte që pjesëmarrësit të konsumonin 250 mg magnez në ditë nëpërmjet suplementeve, të cilat ju mund t’i përshtatni sipas nevojave tuaja. Nëse keni probleme me tretjen, magnezin mund ta merrni në formë pluhuri. Për më tepër, ushqimet me përmbajtje magnezi do të ishin një vlerë e shtuar në dietën tuaj. Më poshtë ju kemi renditur ushqimet që përmbajnë përqindje magnezi.

Spinaqi, sallata jeshile, panxhari, avokado, kungulli, arrat braziliane, gjalpi i kikirikut, farat e susamit, bajamet, çokollata e zezë, kuinoa, fasulet, tërshëra, fasulet e kuqe, orizi kaf, farat chia, patatet, hurma e Arabisë, bananet, farat e sojës, farat e lirit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top