Mirëqenie

November 20, 2019 | 9:35

Mahindra, makina që të ndryshon jetën

Në larminë marramendëse që të ofrojnë sot mjetet e lëvizshme automobilistike, Mahindra është padyshim një alternativë e gjetur. E përfaqësuar që prej vitit 2008 në Shqipëri nga Artinel 95, Mahindra Motors garanton përveç sigurisë dhe komoditetit në ecje, nivel të lartë të opsioneve që në nivelin standard dhe një raport të shkëlqyer cilësi – komoditet – çmim.

Në fakt, veshi nuk na e kishte rrahur një markë të tillë, ndërsa po të hulumtosh në internet do të zbulosh se është një nga TOP makinat që prodhohet përveç tregut gjigant vendas, gjithashtu dhe enkas për tregun e SHBA-ve dhe Komunitetin Europian. Pjesë e grupit multikombësh, gjigant e me reputacion të lartë – Mahindra Group, Mahindra Motors është pjesa e tij me prioritet prodhimin e automjeteve dhe me zhvillimin më të shpejtë e pozitiv.

Të ecë para me kohën, duke u ngritur e zhvilluar në një nga markat më të njohura e cilësore në botë në fushën e prodhimit të automjeteve. Ka qenë kjo arsyeja që prodhuesi indian Mahindra Motors, ka investuar fuqishëm në krijimin e një game automjetesh të niveleve të larta të sigurisë, teknikës dhe opsioneve sipas parametrave që vetë zhvillimi bashkëkohor automobilistik, ndërkombëtar kërkon. Çelësi i suksesit dhe cilësisë së modeleve të automjeteve të markës Mahindra është tradita e gjatë e markës në prodhimin e fuoristradave dhe mjeteve tregtare për terrene të vështira dhe bujqësi, si dhe mbështetja e plotë që merr nga grupi gjigant e shumëkombëtar Mahindra Group.

Që me fillimet e saj, me prodhimin në licencë të legjendës amerikane Jeep në vitin 1947, e deri më sot, Mahindra Motors është përqendruar gjithnjë e më shumë në linjën e prodhimit të produkteve cilësore me theks të veçantë në atë të fuoristradave dhe ato Pickup të niveleve, kategorive e llojeve të ndryshme të përdorimit. Cilësia dhe soliditeti i mjeteve të prodhuara nga Mahindra Motors, bën që të jetë i vetmi prodhues indian automjetesh, i pranishëm në Europën perëndimore dhe në SHBA. Modeli më i ri i gjeneratës së re të modeleve Mahindra, XUV 500, prezantuar këto ditë nga distributori zyrtar në vend, Artinel95 shpk, është shembulli më i qartë i konkretizuar i vlerave të përmendura më sipër. Një SUV i mirëfilltë, i ndërtuar me prioritet për transportin familjar dhe atë për punë, XUV500 ofrohet standard me 7 vende.

Opsionale është mundësia e përdorimit të mjetit me 5 vende dhe në kategorinë e mjeteve tregtare të kategorisë N1. I bazuar mbi traditën dhe përvojën e gjatë të Mahindras në ndërtimin e automjeteve fuoristradë dhe testimin e tyre në kushte të vështira, përdorimin e teknologjive e patentave të avancuara perëndimore dhe bashkëpunimin që ka Mahindra Motors prej dekadash me kompani të njohura e të rëndësishme Europiano-Perëndimore dhe ndërkombëtare, XUV 500 është përveçse një SUV me stil unik e të veçantë, teknikisht dhe praktikisht ofron siguri e komoditet të lartë të niveleve më të larta bashkëkohore.

5 vjet garanci, një nga më të gjatat në tregun e makinave të reja, është provë e besimit që ka Mahindra Motors në cilësinë e mjeteve që prodhon. Modeli i ri i Mahindra-s, XUV 500, ofron në kategorinë e tij, duke pasur parasysh dimensionet e mjetit, të dhënat teknike dhe opsionet e përfshira si standard, një raport unik çmim – cilësi – shërbim dhe vlerë. Në bashkëbisedim me përfaqësuesit ekskluziv të markës Mahindra në Shqipëri, Artinel95 shpk, mësojmë se një nga veçantitë e automjeteve të markës Mahindra, është ndërthurja në to e teknologjive nga më të avancuarat që mundësojnë komoditet të lartë e konsum të ulët karburanti e të përgjithshëm, me përshtatjen e kushteve të vështira si të rrugëve ashtu dhe klimaterike, duke ofruar si qëndrueshmëri dhe rezistencë të lartë në përdorim të përditshëm, ashtu dhe konsum dhe kosto të ulët të mirëmbajtjes së përgjithshme dhe riparimeve të mundshme.

Mahindra XUV 500 ofron mundësinë e udhëtimit komod edhe për 7 persona së bashku, në rrugë e terrene të ndryshme – komod, i sigurt dhe me konsum të ulët karburanti dhe pjesëve të përgjithshme. Blerja është e mundur gjithashtu me financim me leasing ose kredi automjetesh me kushte pagese nga më komodet. Për të qenë sa më pranë klientit të saj europian, Mahindra Motors ka përfaqësinë e saj në qendër të Europës, në Romë, Itali me degën e përkushtuar të Europës Mahindra Europe. Me seli në qendër në Romë, Itali, me një staf europian, profesional dhe me eksperiencë të gjatë në fushën e automjeteve dhe të shërbimit ndaj tyre, Mahindra Europe garanton mbështetje teknike dhe me pjesë këmbimi të të gjithë modeleve Mahindra në qarkullim në kontinentin Europian.

Me një rrjet të gjerë shitjeje, shpërndarjeje dhe shërbimi teknik prezent në thuajse çdo vend të Europës, Mahindra garanton asistencë dhe shërbim klientëve dhe mjeteve të saj kudo ku ata ndodhen. Investimet gjigante të Mahindra Group në zhvillimin e mëtejshëm të tij në fushat më të rëndësishme të industrisë botërore, që nga ajo hapësinore e deri tek ajo e energjisë, dizajnit dhe teknologjisë, gjithashtu ndikojnë fuqishëm në zhvillimin e mëtejshëm e përfaqësuesit të saj automobilistik, Mahindra Motors, si një nga liderët globalë në fushën e ndërtimit të automjeteve, si në sasi ashtu dhe në cilësi.

Oferta aktuale promocionale e Mahindra Shqipëri për vendin tonë është Modeli XUV 500 me 7 vende, 5 vjet garanci dhe motor diesel për vetëm 20900 Euro. Ofertë e vlefshme përkohësisht. Për më shumë informacion mbi ofertën aktuale vizitoni faqet e internetit www.mahindra.al, www.artinel. al, dhe kontaktoni në [email protected], si dhe numrat e telefonit botuar në këto faqe.

MBI ARTINEL 95 SHPK.

Me aktivitet prej më shumë se 23 vitesh në fushën automobilistike, “Artinel95” sh.p.k. është kompania e parë distributore zyrtare në Shqipëri e një marke prodhuese automjetesh dhe aktualisht përfaqësuese zyrtare e markave: Kia Motors, Suzuki, Mahindra Motors, LADA, GAZ Group dhe UAZ. “Artinel95” sh.p.k është vlerësuar me “Yllin e Artë” të Cilësisë dhe Çmimin e Platinit për Shkëlqim në aktivitetin e tij nga “B.I.D” si dhe është certifikuar sipas standardit të cilësisë ISO9001:2008.

Artinel 95 ofron gamën më të gjerë të automjeteve, autovetura dhe komerciale, të reja dhe të përdorura me kushtet më të mira të garancisë dhe financimit në treg, servis të autorizuar dhe specializuar me teknikë të trajnuar nga markat prodhuese, të pajisur me aparaturat më moderne si për kryerje diagnostikimesh elektronike ashtu dhe për mirëmbajtje dhe reparatura mekanike, pjesë këmbimi origjinale dhe lubrifikantë, aksesorë për automjete të prodhuara nga markat më të njohura në botë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 142

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top