Në fokus

August 8, 2016 | 7:05

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë olimpike për Kosovën

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo për femra në Lojërat Olimpike në Rio Janeiro të Brazilit.

Kelmendi ka mposhtur në finale Odette Giuffrida nga Italia, për t’u stolisur më pas me medaljen e artë në Lojërat Olimpike në RIO.

Majlinda Kelmendi, është kampione botërore në vitin 2013, në xhudo për femra, në kategorinë deri në 52 kilogram.

Kosova për herë të parë shënon fitore historike, duke fituar medalje olimpike.

Edicioni i 31-të i Lojërave Olimpike Verore ka nisur më 5 gusht në Rio Janeiro të Brazilit, ku Kosova merr pjesë për herë të parë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top